Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar me 5 vota pro modelin e fletës së votimit për diasporën.
Sipas propozimit, fleta e votimit për emigrantët (që sipas kodit duhet të ketë elemente dalluese nga ajo për votuesit brenda vendit) krahas emrit në fillim të fletës FLETË VOTIMI NGA JASHTË nga mbrapa do të ketë dy shirita vertikalë në ngjyrë të përafërt me të kaltrën. Kjo në mënyrë që kur të jetë e palosur të dallohet nga fletë e votimit të votuesve brenda vendit.
Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Vota e diasporës u arrit pas nje dakordesie politike mes PS në pushtet dhe opozitës. Prej datës 10 janar janë hapur regjistrimet për të gjithë emigrantët që duan të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Regjistrimi do të jetë i hapur deri më 11 mars./ S,M