Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë që rrjetet sociale të “vlojnë” me komente pas një postimi misterioz në Ditën e Shën Valentinit, duke nxitur aludime të reja për një lidhje me modelen e njohur, Adrola Dushi.
Prej kohësh, spekulimet për një romancë mes dyshes kanë qarkulluar në media dhe mes fansave, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar hapur këtë raport. Megjithatë, postimi i fundit i reperit duket si një pranim i tërthortë i lidhjes së shumëpërfolur.
Capital T publikoi një fotografi të tij dhe një vajze nga mbrapa, të ulur pranë detit në një ulëse, duke krijuar një atmosferë romantike. Megjithëse nuk ka detaje të qarta që tregojnë identitetin e vajzës, disa elemente në foto kanë bërë që fansat të besojnë se bëhet fjalë për Adrola Dushin.
Silueta e saj elegante, flokët e zinj dhe çanta e markës luksoze “YSL” janë disa nga detajet që kanë rënë në sy. Për më tepër, veshja e vajzës në foto përkon me disa imazhe që Adrola ka publikuar në Instagramin e saj në muajin tetor, duke forcuar edhe më shumë dyshimet se Capital T dhe Adrola janë bashkë.
View this post on Instagram
Një tjetër detaj që i ka bërë fansat të besojnë në këtë lidhje është kënga që reperi ka zgjedhur për ta shoqëruar fotografinë “Sekrete”. Ky titull dhe vargjet e këngës duken si një mesazh i koduar për një lidhje që tashmë nuk është më një sekret.
View this post on Instagram