Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje nga punimet e fundit që po kryhen.
Sipas Ramës, do të ofrohen kushte bashkëkohore dhe një shërbim shëndetësor cilësor.
“Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë duke garantuar kushte bashkëkohore dhe një shërbim shëndetësor cilësor për pacientët që kanë nevojë për kujdes mjekësor”, shkruan Rama në Facebook.