Bruna Sota Hoxha dhe Rik Hoxha janë një çift i njohur artistësh në Fier, njohur në moshë të re në skenën e teatrit Bylis. Tashme kane 47 vite bashke dhe kanë ndërtuar një karrierë të pasur muzikore. Me emocion tregojnë se u njohën në diktaturë dhe u detyruan ta mbajnë të fshehte lidhjen e tyre per 6 vite. Ndersa pas marteses erdhi ne jete djali i tyre i vetem.
“Rikun e pëlqeja, nuk i kisha thënë të dua, por kisha dëshira ta shikoja në çdo moment gjatë shfaqjeve”, tha ajo.
“Shën Valentin ka çdo ditë jo vetëm në 14 shkurt”, tha ai.
Në vitet ‘90, si shumë artistë të tjerë shqiptarë, Bruna dhe Riku vendosën të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jeta përtej oqeanit është e vështirë por ia kanë dalë përmes dashurisë e mirëkuptimit dhe tolerancës në çift.
“Kemi kaluar momente të vështira ekonomike por dashuria jonë veç u forcua”, tha ajo.
Bruna këngëtare dhe Riku instrumentist thanë se kurrë s’kanë pasur krizë në çift, ndërsa pyetjes për xhelozi i përgjigjen me këngë. Ata e mbyllin intervisten me mesazhin e bukur se se dashuria nuk njeh moshë.
“Unë fal çdo ves të tij veç tradhëtinë jo! Atje ku ka dashuri nuk ka tradhti”, shprehen njezeri.
Pas një periudhe të gjatë emigrimi, Bruna dhe Riku janë rikthyer në qytetin e Fierit me projekte të bukura artistike. Kontributi i tyre në muzikë si interpretues dhe mbrojtës të traditës muzikore është bërë burim frymëzimi për të rinjtë./e.t