Zgjedhjet/ KQZ finalizon fletën e votimit për shqiptarët jashtë vendit, çfarë ndryshon?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rregullator miratoi karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Fletët e votimit nga jashtë do të jenë prej letre, do të kenë të njëjtën ngjyrë, trashësi dhe elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, njëlloj si tek fleta e votimit nga brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Fleta përmban elementë teknik në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elemente të tjera identifikuese që nuk lexohen me sy të lirë.

Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elementë teknikë në formën e kodeve që identifikojnë qarkun dhe elementë të tjerë identifikues që nuk lexohen me sy të lirë (QR code).

Fleta e votimit nga jashtë do të ketë si element të veçantë dallues nga fleta e votimit nga brenda vendit:

1. Kreu i fletës së votimit ku vendosen elementët e përgjithshëm të fletës së votimit është pa ngjyrë (e bardhë) me lartësi 30 mm dhe kjo fletë votimi emërtohet “FLETË VOTIMI NGA JASHTË”.

2. Në pjesën e pasme të fletës së votimit do të ketë dy shiritë veritikalë me ngjyrë të përafërt me të kaltrën, me kod (CMYK): (C 70%, M 0%, Y 31% K 0%)./E.T

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV