“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar.

Sipas saj, burri i saj, i dehur, tentoi ta sulmonte, por ndërhyrja e djalit të vogël e shpëtoi nga një tragjedi e mundshme.

“Erdhi i pirë, mori thikën për të më goditur. Unë dola jashtë dhe pas meje doli edhe djali i vogël që më mbrojti. Unë mbeta jashtë, nuk hyra më brenda sepse ai donte të më godiste,” tregoi gruaja për Euronews Albania.

Ajo shton se bashkëshorti i saj ka probleme me alkoolin dhe se kjo nuk është hera e parë që përballet me dhunën e tij.

“Gjithmonë pi. Punoi dikur në Greqi, por kur u kthye nuk punonte më. I thosha të gjente punë, por ai pinte me shokët. Nuk i jepja para e qerasnin shokët me pije.

Kjo është hera e katërt që e çoj në polici. Një herë e fala, mendova se do ndryshonte, por ai vazhdoi avazin. Nuk di çfarë të bëj më,” tha ajo.

Gruaja shpreh edhe shqetësimin për gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën përballet pas ndërprerjes së ndihmës financiare nga shteti.

“Nga shteti më është prerë asistenca. Me çfarë të jetojmë? As punë nuk ka,” përfundon ajo.

Kujtojmë që këtë të shtunë policia e Korçës ka arrestuar 57-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për rastin.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Bashkim Baçi ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, bëri me dije policia përmes një njoftimi për mediat./k.k

Të fundit

Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një...

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se ajo do të merret në pyetje...

Big Brother Vip/ Dy banore shkojnë në nominim “kokë më kokë”

Spektakli i mbrëmjes së djeshme, solli një metodë të re nominimi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku rolin kryesor e luajtën opinionistët. Secili prej...

Shpërthimi spektakolar i llavës në Siçili krijon fluks turistësh

Një javë me spërkatje spektakolare të llavës në malin Etna të Sicilisë, të mbuluar me borë, një nga vullkanet më aktivë në botë, ka...

Filxhani i kafesë do të rritet me10-30 lekë në pranverë prej çmimeve të larta të importit

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Lajme të tjera

Web TV