Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se është ndaluar qarkullimi në disa rrugë provinciale të ishullit, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Në veçanti, qarkullimi është i ndaluar në:

  • Rrugën provinciale Zakynthos – Volimon, nga shkolla fillore Riza deri në kryqëzimin Kallithea.
  • Rrugën komunale Katostariou Alykon, në zonën Tigania të Zakinthosit.
  • Rrugën komunale Alykon-Alikanas.

Për të parandaluar rreziqet, policia ka ofruar itinerare alternative për automjetet, duke i drejtuar ato në rrugë dytësore dhe krahinore. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet për të shmangur ndodhitë e mundshme./kb

Të fundit

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ilir Metën

Prokuroria e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa avokati i tij,...

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese vendosi të lërë në...

Alibeaj: Berisha i lumtur me 11 majin, pas maskës së mërzisë i lexohet kënaqësia

Deputeti aktual i Parlamentit, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve te 11...

Euro bie në minimum historik, leku forcohet edhe ndaj monedhave të tjera

Monedhat kryesore të huaja kanë vijuar edhe këtë të mërkurë zhvlerësimin e tyre në raport me lekun. Kështu, monedha europiane Euro ka kapur nivelin më...

E çuan në spital pa ndjenja, humb jetën foshnja 5-muajshe, prindërit shqiptarë në pranga

Një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë në ishullin Paros në Greqi. Prindërit, të dy me origjinë shqiptare, janë arrestuar. Sipas mediave greke, nëna e fëmijës u...

Lajme të tjera

Web TV