Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët e marra.
Këtë e ka bërë të ditur policia kriminale e Bavarisë. Sulmi u krye nga një shtetas afgan 24-vjeçar, i cili futi një makinë në një grup njerëzish në periferi të një demonstrate të sindikatave të Partisë së Gjelbër. Sipas autoriteteve gjermane, ishte një akt terrorist me origjinë islamike.