Milani mposhti me rezultatin minimal 1-0 Veronën, në duelin e vlefshëm për javën e 25-të të Serisë A. Golin e fitores për skuadrën e Konseinsaos e shënoi meksikani Santiago Gimenez, në minutën e 75-të, pas asistit të Leaos, sulmuesi nuk fali me portën bosh.
Ky ishte goli i dytë i Gimenez me fanellën e Milanit. Për kuqezinjtë kjo ishte fitorja e 11-të në 24 javë. Duelin e radhës, Milani do e luajë në transfertë ndaj Torinos./ D.C