Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi që të mos e lënë regjistrimin për në moment të fundit pasi sistemi mund të mbingarkohet.

“Unë e di që ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit, por i lini sepse mund të keni mbingarkesë të sistemit dhe mbeteni pa regjistruar, bëni çmos që të regjistroheni deri më 4 Mars”, tha Kryeministri.

Rama u shpreh se të gjithë duhet të regjistrohen, duke veçuar emigrantët e Greqisë dhe Italisë që sipas tij janë dëshmitarë të ndryshimeve të kanë ndodhur në vend, si edhe të reputacionit për shqiptarët.

Edi Rama: Dua t’u them të gjithëve se data e fundit e regjistrimit është 4 Mars, kush dëshiron duhet të nxitojë të regjistrohen dhe mirë është që të regjistrohet gjithsecili, sidomos shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, por janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit dhe të ndryshimit të këndit të shikimit, jo të masës kryesore të popullatës, por edhe atyre që deri dje i shikonin si me… Është e thjesht me platformën e KQZ mjafton të shkohet në Google. Mund të regjistrohen edhe me ata me pasaportë apo ID që mund të kenë dalë jashtë afatit. Votimi është falas, financohet nga shteti.

Shpresoj që sa më shumë të marrin pjesë, aq më mirë është. Unë e di që ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit, por i lini sepse mund të keni mbingarkesë të sistemit dhe mbeteni pa regjistruar, bëni çmos që të regjistroheni deri më 4 Mars./kb

Të fundit

Sulmi në qendër të Mynihut, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar

Dy ditë pas një sulmi në një demonstratë në Mynih, një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë, humbi...

Tërmeti me magnitudë 4.7 godet Greqinë

Një tërmet me mganitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Greqinë mbrëmjen e së shtunës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në...

Kongresin Botëror i Ligjit në 2027 në Tiranë,ish-deputeti i PS-së: Shqipëria është pjekur

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka folur në studion e Neës 24 në lidhje me Kongresin Botëror të Ligjit, që do të organizohet...

Zelensky: Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar

Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se ditët e mbështetjes së garantuar të SHBA-së për Evropën kanë mbaruar, pasi ai i kërkoi kontinentit të bashkohet...

“Qumështit t’i ulen taksat”/ Ekspertët e bujqësisë propozojnë që të hiqet TVSH 20%

Subvencionimet në blegtori janë të pamjaftueshme për të konkurruar qumështin e importit. Kjo është dhe arsye se përse industria kërkon që një litër qumësht ta...

Lajme të tjera

Web TV