Kryeministri i vendit Edi Rama në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Mynih u shpreh:
“Kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjithë flokët zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë, që të humbte gjumin për ca kohë. BE duhet të ndajë mendjen për atë se çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar qëndrimin kundrejt nesh dhe sa i takon ritmit të përafrimit të BP, por ajo që po ndodh është se ndryshuam ngadalë. Ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje të qartë dhe të menjëhershme. Mendoj se kjo mund të përshpejtohet tërësisht. Duhet të ecin me shpejtësi mbresëlënëse. Duhet të ndryshojë Europa, nuk e them vetëm unë. Ka të bëjë me konkurrueshmërinë, me sipërmarrjen, me një fuqi të re. Është mundësisë për tu zgjuar, për të nisur vrapin, për të marrë atë çfarë ka humbur kaq vite, me kaq rregullore, dhe me kaq pak veprim”, tha ai./ S,M