Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin e premtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim”, tha kryeministri Edi Rama më herët.

Por lajmi i fundit nga qeveria është se bonusi që ishte premtuar nga qeveria do të jepet më 1 mars. Sipas shpjegimit nga qeveria, shkak për vonesën në shpërndarjen e bonusit janë bërë procedurat e brendshme.

Tërheqja e tij do të bëhet në të njëjtën ditë që do të merret edhe pensioni i përmuajshëm. Të moshuarit që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë shtesë në pranverë. Kush merr më shumë se 20 mijë lekë pension, do të përfitojë edhe 5 mijë lekë të tjera si bonus.

Pensionet shqiptare, më të varfrat në Europë në krahasim me të ardhurat

Por bonuset nuk janë zgjidhje për pensionistët dhe këtë e tregojnë faktet. Shqipëria mbetet në vend të fundit në rajon për nivelin e pensioneve, si edhe për treguesit kryesorë që kanë lidhje me to.

Referuar të dhënave të Eurostat për vitin 2021 (të dhënat më të fundit të disponueshme), Shqipëria, me 131 euro pension mesatar mujor, është në vend të fundit në Evropë, duke u kaluar edhe nga vendet e rajonit të marra në analizë, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercevogina. Gjithashtu vendi ynë është i fundit edhe sa i përket pensionit mesatar mujor në raport me fuqinë blerëse, të vlerësuar në 244 euro.

Edhe sa i përket raportit mes të ardhurave nga pensionet dhe fitimeve në periudhat e vonshme të karrierës, pra në vitet e fundit të punësimit, përpara daljes në pension, me raportin 37%, Shqipëria qëndron në vendet e fundit në Europë.

Sipas analizave, pensionet në BE arrijnë në rreth tre të pestat e të ardhurave nga puna e vonë në karrierë. Në shumë vende evropiane, kjo normë bie nën 50%, duke e bërë gjithnjë e më sfiduese për pensionistët ruajtjen e një standardi të mirë jetese. Raporti i përgjithshëm i zëvendësimit të Eurostat vlerëson efektivitetin e sistemeve të pensioneve për të mundësuar të moshuarit të ruajnë standardin e tyre të jetesës pas daljes në pension. Ai krahason të ardhurat mesatare nga pensionet e individëve të moshës 65-74 vjeç me të ardhurat mesatare nga puna e atyre të moshës 50-59 vjeç, duke përjashtuar përfitimet e tjera sociale.

Lexo edhe :  Investimet publike/ Bashkitë realizuan vetëm 43 përqind të planit në 2024

Kjo ndihmon për të kuptuar mjaftueshmërinë e pensioneve. Në vitin 2023, raporti total i zëvendësimit në BE ishte 58%. Kjo do të thotë se një person që ka fituar 100 € në mes të moshës 50-59 do të marrë 58 € në të ardhura nga pensioni ndërmjet moshës 65-74 vjeç.

Hendeku gjinor në pensione: Pabarazi të vazhdueshme

Raporti i zëvendësimit agregat ndryshon gjithashtu sipas gjinisë. Në BE, burrat (60%) morën tre pikë përqindje më shumë se gratë (57%). Në 11 shtete anëtare të BE-së, pensionet përbënin më pak se gjysmën e të ardhurave mesatare midis njerëzve deri në fund të karrierës së tyre.

Midis tyre ishin Gjermania (49%), Belgjika (48%) dhe Danimarka (47%). Vendet kandidate për në BE – Serbia (46%), Mali i Zi (38%) dhe Shqipëria (37%) – gjithashtu kishin norma më të ulëta të zëvendësimit agregat.

Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Pabarazi të konsiderueshme në pensione ekzistojnë në të gjithë Evropën. Në vitin 2021, shpenzimet mesatare mujore bruto të pensionit të pleqërisë për përfitues varionin nga 226 € në Bullgari në 2,575 € në Luksemburg. Mesatarja e BE-së ishte 1,294 €.

Në terma nominalë, vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore kanë pensionet më të larta, duke kryesuar në renditje, ndërsa vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore priren të kenë shpenzime shumë më të ulëta pensionesh për person.

Hendeku ngushtohet kur përshtatet me standardet e fuqisë blerëse (PPS), duke filluar nga 437 € në Bullgari në 1,681 € në Luksemburg brenda BE-së. Në renditje, bie në sy se Shqipëria është në vend të fundit. Niveli i ulët i pensioneve në Shqipëri është kthyer sidomos në vitet e fundit në temën kryesore të diskutimeve jo vetëm mes ekonomistëve, por edhe politikës.

Qeveria ka premtuar se do të realizojë një reformë pensionesh, pas asaj të vitit 2014, e cila në fakt solli sistemime për pensionet e reja, por nuk korrigjoi të gjitha ata personat që kishin dalë në pension më herët, duke lënë diferenca të mëdha edhe për të njëjtat nivele kontributesh, por të paguara në kohë të ndryshme./    S.M

Të fundit

Rama në Sarandë: Me hyrjen në BE, vlera e pronës në këtë vend dyfishohet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vlera e pasurive të patundshme në vend...

Kryemadhi harron ndarjen, uron Metën për ditëlindje: Dhuratën do ta marrësh më 11 Maj

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka uruar sot ish-bashkëshortin e saj për 56-vjetorin. Teksa ka shpërndarë një foto të kreut të PL...

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, rrezik për trafikun e grupeve kriminale

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve...

Mc Kresha: Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ja nisi me u mërzit që…

Rep-artisti i njohur Mc Kresha në “Sol” ka folur lidhur me agjërimin dhe mënyrën se si e bën atë të ndihet muaji i shenjtë...

Tërmeti i fortë ‘godet’ vendin, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmë bregdetin e Kilit, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ka ndodhur pranë qytetit...

Lajme të tjera

Web TV