Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën e 17 shkurtit, pasi debatet degraduan deri në dhunë, ku Flamur Noka tentoi të qëllojë me shishe uji ministrin Taulant Balla, por edhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Seanca u karakterizua nga tensione e debate edhe për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Spiropali mbylli seancën për të vijuar me të njëjtin rend dite të hënën, ku ndryshimet në Kod Zgjedhor për lehtësimin e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit presin dritën jeshile.

Palët janë dakordësuar për një draft, që mundëson pagesën e postës për kthimin e votës së diasporës, numërimin e saj nga komisionerë politikë dhe afrimin e afatit më 12 mars për regjistrimin e partitive e kandidatëve. Por, pritet të shihet qëndrimi i demokratëve në seancën e radhës.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të shkarkojë Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, me në krye Leka Bungon dhe 9 anëtarët e saj, Ilir Kekos, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.

I gjithë ky proces nisi pas shkeljeve në garën për drejtor të Përgjithshëm të Radio televizionit Publik Shqiptar, tashmë të pezulluar. Ato nxorën në pah një sërë abuzimesh të Këshillit drejtues të RTSH-së, nga fondet e deri te konflikti i interesit.

Në ndryshim nga seancat e tjera kur PS iu është përgjigjur dhunës së demokratëve me përjashtime, deri më tani grupi i mazhorancës nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për marrjen e masave displinore, për Petrit Dodën që shkuli mikrofonin deri te Flamur Noka që tentoi të godasë Ballën e Spiropalin.

Kjo e fundit e përjashtoi deputetin demokrat nga seanca. /   S,M

Të fundit

Shpërthen zjarri në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë mbyllen nëpër shtëpi

Një zjarr shpërtheu të mërkurën në një depo për shpërndarjen e produkteve kimike pranë Seviles në jug të Spanjës,...

Ekstradohet nga Greqia Altin Merdari! 46-vjeçari i dënuar për shitje droge

Është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Altin Merdani, 46 vjeç, pasi Gjykata e Gjirokastrës, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vjet...

‘Gropat’ dhe ‘kodrat’ elektorale në secilin qark

Eduard Zaloshnja  Më 2021, para se të krijonin “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, PD+PDIU+PAA+ etj. dhe LSI morën gjithsej 730 mijë vota. Por sivjet, ato morën...

Blerja e votave për Tom Doshin e çoi SPAK, reagon Shkreli: Jam i gatshëm të bashkëpunoj!

Kristian Shkreli, kryebashkiaku i zgjedhur nga Partia Socialiste në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, ka reaguar pas lajmeve se SPAK i ka...

Sulmet ndaj emigrantëve/ Rama: U është kthyer mallkimi, sot ata janë jashtë parlamentit

Lidhur me sulmet që zyrtarë britanikë i kanë bërë komunitetit shqiptar në Britani, kryeministri Edi Rama është shprehur se i ka zënë mallkimi i...

Lajme të tjera

Web TV