Pas Trump, edhe Macron uron pavarësinë e Kosovës: Do mbështesim zhvillimin e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, edhe presidenti francez Emmanuel Macron uroi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë të Republikës së Kosovës dhe thekson përkushtimin e Francës për perspektivën evropiane të Kosovës.

Në një mesazh për Presidenten Osmani, Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur urimet e tij për pavarësinë e Kosovës dhe ka ritheksuar mbështetjen e Francës për forcimin e pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e rikonfirmimit të perspektivës evropiane për Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Macron ka shprehur mbështetje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë si një hap thelbësor për përparimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës. Ai gjithashtu ka theksuar nevojën e avancimit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit-Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidenti francez ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e Francës për të mbështetur organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë dhe ka falënderuar Presidenten Osmani për pjesëmarrjen në ceremoninë e rihapjes së Notre-Dame de Paris. Ky mesazh i Presidentit Macron është një tjetër dëshmi e angazhimit të Francës për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.

 

 

Macron2

Urimi i plotë

Zonja Presidente, e dashur Vjosa

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia dhe t’ju ritheksoj gjithë përkushtimin që Franca ka për pavarësinë e Kosovës.

Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë.

Në këtë drejtim, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap thelbësor. Emërimi i një Përfaqësuesi të ri special të Bashkimit evropian duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit-Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexo edhe :  Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare:Vendimet e Speciales do ta ngjyrosin veprimtarinë...

Shpresoj gjithashtu që dy vendet tona, të lidhura me vlerat e Olimpizmit, të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë. Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë.

Së fundi, dëshiroj t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në ceremoninë e rihapjes së Notre-Dame de Paris, për të cilën ju jam mirënjohës.

Ju lutem pranoni, zonja Presidente, konsideratën time më të lartë.

Përzemërsisht,

Emmanuel MACRON

/e.t

Të fundit

Krimi elektoral?/ Kikia: SPAK të ndjekë paranë, besoj do shkojë te “strofulla”

Analisti Mentor Kikia, komentoi aktualitetin politik. Duke folur për Primaret në Partinë Demokratike, Kikia tha se primaret në PD janë...

Zbardhen emrat/ Berisha i jep Metës katër deputetë të sigurt

Marrëveshja e koalicionit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës i ka siguruar këtij të fundit katër karrige të sigurta në Parlamentin e ardhshëm. Sipas dakordësisë...

Primaret në PD, Ngjela: Proces fars, Saliu ka halle më të mëdha

Teksa ka komentuar procesin e primareve në Partinë Demokratike, avokati Spartak Ngjela tha se pavarësisht se në parim është një hap pozitiv, në thelb...

Spiunia serbe në OSBE, qëndron në paraburgim, ekspertët: BIA vijon të veprojë në Kosovë

Pas hetimeve disa mujore dhe me vendim gjykate, serbja Jelena Gjukanoviç, e punësuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka përfunduar në paraburgim për...

Limaj, kyçi i një mandati tjetër kryeministror të Kurtit

Nga Eduard Zaloshnja Vetëvendosja e Kurtit mori vetëm 40.9% të votave të pjesëmarrësve të zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Dhe me këtë përqindje do të...

Lajme të tjera

Web TV