Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Rayo Vallefanos të Ivan Balliut. Ndeshja e vlefshme për javën e 24-të të LaLiga përfundoi 1-0 në favor të katalanasve, teksa nuk munguan as polemikat.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ktheu në gol një penallti në minutën e 28-të të sfidës. Ky gol majftoi për t’i dhënë “djemve” të Hansi Flick fitore të artë. Ndërkohë që Balliu e ndoqi këtë sfidë nga stoli. Në minutën e 43-të, miqtë gjetën rrugën e rrjetës, por goli u anualua nga VAR.
Me këtë triumf, Barcelona shkon në kuotën e 51 pikëve, po aq sa Real Madrid, por katalanasit marrin kreun e kampionatit. Në krahun tjetër, Rajo Vajekano me 35 pikë mban vendin e 6-të.
Duelin e radhës Barcelona e luan ndaj Las Palmas në transfertë, ndërsa Reali pret Gironën./ D.C