Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehur edhe njëherë vendosshmërinë për të çuar përpara marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë.
Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Prefektëve dhe Drejtuesve të Policisë mbi temën e emigrantëve, Meloni u shpreh se “jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”.
Më pas, kryeministja italiane tha se vendimet e marra deri më sot për këtë çështje nga gjyqtarët bazohen në motive “të brishta” dhe shpërfillin “ajo që është vendosur me ligj nga Parlamenti italian”.
“Për të luftuar imigracionin e parregullt duhen zgjidhje pragmatike, jo ideologjike”, shtoi Meloni.
Pothuajse një vit e gjysmë pas nënshkrimit të protokollit me qeverinë shqiptare, dhjetëra emigrantë janë dërguar në qendra dhe pas disa ditësh janë kthyer në Itali.
Megjithatë, një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë javën e ardhshme pritet të hedhë dritë mbi këtë çështje dhe të zgjidhë ngërçin.
Meloni u shpreh gjithashtu se shpreson që Gjykata “do të shmangë rrezikun e kompromentimit të politikave të riatdhesimit jo vetëm të Italisë, por të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”./ S.M