Të “skuqur” dhe të paqartë, në lidhje me vendimin që do të jap Federata Angleze pas incidenteve të ndodhura në derbin kundër Everton, Liverpool reagoi shpejtë, me ekipin e Slot që triumfoi 2-1 përballë Wolves duke e dërguar diferencën në +7 në raport me Arsenal, ndjekësin më të aftër. Në “Anfeild”, vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 15-të falë një goli të shënuar nga Luis Diaz.
Të kuqtë nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 32-të fituam një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Salah u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. “Ujqërit” rihapën sfidën në minutën e 67-të, duke ngushtuar shifrat në 2-1, por vetëm kaq, pa mundur t’i prishin festën Liverpool-it, kjo falë edhe portierin Alisson i cili ishte në një ditë fantastike.
“Është një ditë shumë e bukur. Është tripleta ime e parë në karrierë. Dua të falënderoj të gjithë shokët e ekipit, stafin dhe trajnerin, më bënë të ndihem si në shtëpi që në momentin e parë, jam me të vërtetë i lumtur”, u shpreh Marmoush. Nuk i kurseu elozhet edhe Guardiola, por tekniku spanjoll theksoi se të gjithë kishin besim tek egjiptiani./k.k