Mjalti i limonit, kura kundër pagjumësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A e keni provuar mjaltin e luleve të limonit? Mjalti i limonit bën pjesë në një grup më të madh që quhet mjaltë nga lulet e agrumeve.

Agrumet përfshijnë një sërë frutash, variete, kultivarë të famshëm që gjenden kryesisht në Mesdhe.

Këta dru frutorë kultivohen kryesisht për prodhimin e frutave dhe esencave aromatike dhe zakonisht mbillen së bashku, sepse nektari i tyre është mjaft joshës për bletët.

Mjalti që prodhohet nga bletët që kanë shëtitur nëpër këta dru frutorë të kultivarëve të ndryshëm të rritur së bashku, njihet si mjalti i agrumeve.

Nektari vjen nga portokallet, qitrot, limonët, mandarinat (dhe simotrat e saj) limonët jeshilë e të tjerë.

Së dyti, në botë gjenden disa lloje mjalti specifikë të prodhuar nga nektari i një luleje të vetme siç është mjalti i portokallit, limonit, qitros e kështu me rradhë, të cilët kanë karakteristika fiziokimike të ngjashme por që renditen në familjen botanike të agrumeve.

Karakteristika e Mjaltit të Limonit
Intensiteti i ngjyrës: Shumë i çelët, gati në të bardhë,
Niveli i aromës: Mesatar
Aroma: E freskët (anasoni), me bazë lulesh, niveli më i lartë aromatik në një mjaltë të freksët
Niveli i ëmbëlsisë: Mesatar
Hidhësia: Zero
Aciditeti: I pakët
Kristalizimi: I moderuar.
Përmbajtja e vitaminave: E lartë, kryesisht në vitaminat B3, B5, B2, B9 dhe C.
Prania e kafeinës: Mjalti i luleve të portokallit ka karakteristikën unike të përmbajtjes së kafeinës. Megjithatë, sasia e kafeinës është 4 mg/kg që do të thotë se është më pak se kafeja pa kafeinë.

Vlerat shëndetësore të mjaltit të limonit dhe mjaltit të agrumeve
Përmirëson gjumin
Mjalti i limonit veçanërisht stabilizon nivelin e sheqernave në gjak dhe ndihmon në çlirimin e melatoninës, hormoni i nevojshëm për rimëkëmbjen e trupit gjatë gjumit.

Lexo edhe :  Frutat më të mira për t’u konsumuar në mëngjes

Një studim i vitit 2012 nga COHEN morri në analizë tre lloje të mjaltit: të limonit, të eukaliptit dhe të mentes dhe arriti në rezultatin se të tre përmirësonin gjumin tek fëmijët e moshave 2 deri 5 vjeçare që vuanin nga infeksione në traktin e sipërm respirator.

Lufton dëmet e intoksikimit nga alkooli
Një studim i vitit 2004 i Departamentit të Biokimisë në Delta State University, tregoi se mjalti është një agjent i fortë kundër intoksikimit dhe rrjedhimisht sugjerohet për menaxhimin dhe luftimin e dëmeve të shkaktuara nga intoksikimi nga alkoli. Këto pretendime kanë nevojë për studime të mëtejshme.

Studimi i Delta State University u krye në mbi 45 individë të moshave 25-35 vjeç në dukje me shëndet të mirë. Ata pinin alkool në mënyrë të moderuar në përputhje me masën e tyre trupore.

Të dhënat treguan se mjalti rriste ndjeshëm nivelin e qartësisë së etanolit në gjak me 68 pëerqind dhe shkurtonte kohëzgjatjen e intoksikimit nga alkoli me 43 përqind. Ai ulte nivelin e intoksikimit me 9 përqind.

I bën mirë tretjes dhe imunitetin. Lufton stresin!
Shkencëtarët rekomandojnë mjaltin e limonit për rolin thelbësor që luan kundër sëmundjeve intestinale dhe nervozizmit./k.k

Të fundit

Donald Trump dhe skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në...

Në Europën Lindore rritet frika prej qëndrimeve të Trumpit

Keno Verseck Vendet juglindore dhe qendrore të Europës janë shokuar nga deklararat e Trumpit për Ukrainën. Këto vende druajnë, se gjithashtu do të mbeten të...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Hetimi i krimit zgjedhor, SPAK mbështetet nga BE, heshtje nga SHBA

Bashkimi Europian ka mbështetur krijimin e task-forcës së SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Ambasadori i BE-së në Tiranë,...

SHBA/ Trump shkarkon kreun e agjencisë së Emigracionit: Dëbimet shumë të ngadalta

Donald Trump ka vijuar spastrimet brenda administratës së tij, duke shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE), Caleb Vitello, të emëruar...

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit, 22 shkurt 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar do blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me 95.3 lekë. Euro do blihet me 98.7...

Lajme të tjera

Web TV