18 shkurt 1931/ Milan Suflaj, albanologu i shquar që u vra prej ekstremistëve jugosllav

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Ai është një figurë thuajse mitike për shqiptarët. Padyshim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në studimet historike dhe albanologjike, si dhe për mbështetjen e tij për çështjen shqiptare. Dhe sepse ai është konsideruar si një nga historianët dhe albanologët më të rëndësishëm të fillimit të shekullit XX…

…Nuk ishte rastësi që Milan Shuflaj, ekzekutohet vetëm një ditë pasi ai ishte kryer nga një vizitë që kishte bërë në Shqipëri. I ftuar dashamirësisht nga qarqet intelektuale shqiptare ai mbërriti në Tiranë në 12 janar të vitit 1931.

Në Shqipëri

Nga dokumentacioni i bërë publik tashmë thuhet se gjatë qëndrimit në Shqipëri, më 16 janar 1931 Shuflaj mbajti një fjalim në Parlamentin shqiptar. Hollësisht ai shtjelloi punën rreth botimit të vëllimeve në vazhdim të “Acta Albaniae”, si dhe të “Historisë së Shqipërisë”. Për këtë gjë, Parlamenti shqiptar nga buxheti i shtetit, urdhëroi ministrin e arsimit, Hilë Mosin, që në emër të shpenzimeve të paguante në “Banque Commerciale de Bâle á Zurich”, në llogari të Dr. Milan Šuflaj-t, shumën prej 75.000 frangash ari

Ditët e qëndrimit në Shqipëri Shuflaj i shfrytëzoi për të mbledhur edhe disa të dhëna për disa monumente mesjetare që kishin ngel të patrajtuara në studimet e mëparshme. Ai kërkoi të merrte përsipër gjurmimin e burimeve të periudhës 1406-1536, të cilat më vonë do t’i botonte në vëllimet e tjera të “Acta Albaniae”

Në 17 shkurt 1932 Milan Shuflaj gjendej përsëri në shtëpinë e tij në Zagreb. Një ditë më pas anëtarët e organizatës “Jugosllavia e Re”, i zunë pritë në pragun e derës dhe e goditën me mjete të forta në kokë. Ishte 51-vjeç. Ndërsa thuhet se pas këti akti brutal atentatorët hynë në banesën e tij dhe morën dorëshkrimin e librit të tretë “Codex Albanicus”.

Për shqiptarët

Shuflaj kishte një lidhje të veçantë me Shqipërinë dhe çështjen shqiptare. Ai ishte një nga studiuesit kryesorë të historisë shqiptare mesjetare dhe autori i disa veprave themelore në albanologji. Një nga kontributet e tij më të rëndësishme ishte pjesëmarrja në botimin e “Acta et Diplomata Res Albaniae,” një koleksion i jashtëzakonshëm dokumentesh historike që përmban burime nga shekulli XIII deri në shekullin XV. Ky vëllim, i përgatitur në bashkëpunim me studiuesin Ludvig Thalleksi dhe Konstantin Jiriçek, përbën një nga bazat më të rëndësishme për studimet mbi historinë e Shqipërisë mesjetare. Ai përmban diploma, traktate dhe dokumente të tjera të rëndësishme që hedhin dritë mbi marrëdhëniet politike, shoqërore dhe ekonomike të Shqipërisë me fuqitë e kohës.

Ky punim monumental ndihmoi në ndriçimin e historisë shqiptare dhe ofroi një perspektivë të re mbi rëndësinë e Shqipërisë në zhvillimet rajonale dhe evropiane. Sufflay gjithashtu mbështeti përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë dhe kishte lidhje me intelektualët shqiptarë të kohës.

Kontributi i Shuflaj-t në historinë dhe kulturën shqiptare është vlerësuar lart nga studiuesit dhe historianët shqiptarë. Ai konsiderohet si një nga figurat kryesore të albanologjisë dhe një mbrojtës i çështjes shqiptare në një kohë kur Shqipëria përballej me sfida të mëdha për të ruajtur identitetin dhe pavarësinë e saj. Disa nga librat e tij kryesorë janë: “Kufijtë e Shqipërisë në mesjetë”, “Shqipëria mesjetare”, “Biologjia e fiseve të popullit shqiptar”, “Qytete e fortifikata të Arbërisë, kryesisht gjatë mesjetës”, “Serbët dhe Shqiptarët” etj.

Në Shqipëri, Shuflaj është kujtuar dhe nderuar si një mik i madh i kombit shqiptar. Punimet e tij kanë qenë një burim i çmuar për historianët shqiptarë dhe kanë ndihmuar në ndriçimin e periudhave të errëta të historisë së vendit. Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe institucione të tjera shkencore e kanë përmendur shpesh në studime dhe konferenca shkencore mbi historinë mesjetare shqiptare.

Lexo edhe :  Tragjedia e Los Alfaques: shpërthimi vdekjeprurës që tronditi Spanjën dhe Evropën

Në vitet e fundit, vepra dhe kontributi i tij kanë marrë vëmendje më të madhe, duke u përfshirë në botime akademike dhe ekspozita të organizuara në Shqipëri dhe Kosovë. Historianët shqiptarë e vlerësojnë Shuflaj-n si një figurë të pazëvendësueshme në studimet albanologjike, duke e cilësuar si një nga të huajt që ka dhënë një ndihmesë të madhe për ruajtjen dhe dokumentimin e identitetit shqiptar.

Atentati

Milan Shuflaj ishte bërë pengesë e madhe në realizimin e projekteve të mëdha antishqiptare. Ndaj më 18 shkurt 1931, ai u godit nga atentatorë të paguar nga shërbimet sekrete jugosllave. Ndërroi jetë disa orë më pas nga plagët e marra. Ky akt shkaktoi zemërim të madh në qarqet intelektuale evropiane. Sipas të gjithë dokumentacionit thuhet se Albert Einshtein dhe Hajnrik Men, të alarmuar nga dhuna shtetërore kundër Shuflaj-t, i shkruan një letër Lidhjes së Kombeve duke dënuar regjimin jugosllav për shtypjen e fjalës së lirë dhe persekutimin e intelektualëve. Por nuk ishin të vetmit këta që reaguan ngaj atentatit makabër.

Në qershor të vitit 1940, në Banovinën e Kroacisë, u organizua një gjyq për vrasjen e Shuflaj-t. Vrasësit ishin agjentët e policisë Branko Zverker, Lubomir Bellosheviç dhe Stevo Veçerinca

Të nxjerrë në gjyq ata deklaruan se vendimi për likujdimin e Sufflayt u muar me 15-16 shkurt 1938 në zyrën e shefit të policisë Politike të Zagrebit. Të akuzuarit më pas arritën të largoheshin për në Beograd. Të gjitha përpjekjet e mëvonshme për t’i ekstraduar ishin të pafrytshme.

Vrasja e Shuflaj-t nuk ishte vetëm një sulm ndaj tij personalisht, por edhe një përpjekje për të heshtur një brez intelektualësh që kërkonin të mbronin identitetin dhe të drejtat e popujve të shtypur nga regjimi jugosllav. Megjithatë, puna e tij në fushën e historisë dhe albanologjisë mbetet një dëshmi e përkushtimit të tij ndaj së vërtetës dhe dijes.

Epilogu

Milan Shuflaj, një nga intelektualët më të shquar kroatë të fillimit të shekullit XX. Ndërsa akti tragjik ndaj tij konsiderohet si një goditje ndaj dijes, kulturës dhe rezistencës intelektuale ndaj diktaturës mbretërore serbo-kroato-sllovene.

I lindur më 9 nëntor 1879 në Lepoglava, Shuffaj ishte historian, albanolog, dhe politikan i shquar. Ai dha një kontribut të madh në studimet mbi historinë mesjetare të Ballkanit, veçanërisht mbi Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Europën Perëndimore. Si një ndër themeluesit e albanologjisë moderne, ai bashkëpunoi me dijetarë të shquar evropianë dhe ishte pjesë e një rrjeti akademik që synonte të thellonte studimet për shqiptarët.

Milan Shuflaj la pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb.

Sot, Milan Shuflaj kujtohet si një nga figurat më të rëndësishme të studimeve mbi historinë shqiptare dhe si një dëshmor i luftës për liri intelektuale dhe të drejtat e popujve të Ballkanit.

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, në sesionin shkencor “Shuflai dhe Shqiptarët’” të organizuar nga Akademia Shqiptare e Shkencave në Tiranë, e dekoroi Shuflajn pas vdekjes me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, me motivacionin “Për kontribut të shquar në studimet albanologjike, për karakterin shkencor dhe objektiv të mbrojtjes së çështjes shqiptare në veprën e tij”.

Posta Shqiptare në vitin 2013 emetoi një sesion pullash me portretin e tij.

 

Të fundit

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Lajme të tjera

Web TV