Ecuria e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit/ KQZ jep detaje të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë këtë pasdite detaje të reja nga ecuria e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit. Detajet u bënë me dije gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësuesit e medias nga komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi.

Sa i përket numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë:

Procesi do të kryhet nga një komision prej 4 anëtarësh dhe një sekretari, të emëruar nga KSHZ:

• 2 anëtarë do të propozohen nga partia më e madhe e shumicës parlamentare.

• 2 anëtarë do të propozohen nga partia më e madhe e pakicës parlamentare.

• Sekretari, me profesion jurist, do të emërohet përmes një procesi të hapur aplikimi

Grupet e numërimit do të përbëhen nga 2 anëtarë:

• 1 anëtar nga partia më e madhe e shumicës parlamentare.

• 1 anëtar nga partia më e madhe e pakicës parlamentare.

Sa i përket ndryshimeve në afatet e regjistrimit të subjekteve zgjedhore:

• 75 ditë para zgjedhjeve – Afati për dorëzimin e kërkesave të partive politike për regjistrim si subjekte zgjedhore.

• 70 ditë para zgjedhjeve – Afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

• 60 ditë para zgjedhjeve – Afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.

Sa i përket ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor:

• Rregullat për transmetimin e reklamave politike për kandidatët e listave shumemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

• Dispozita të reja mbi shpenzimet financiare të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve.

Afatet kryesore të procesit zgjedhor janë:

• 25 Shkurt – Përfundon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.

• 25 Shkurt – KSHZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë.

• 3 Mars – Përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

• 12 Mars – Përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.

Lexo edhe :  Ish-prokurori Karanxha: SPAK të provojë nëse karta u përdor nga Meta

• 17 Mars – Përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve.

• 20 Mars – Përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit.

• 25 Mars – Përfundon afati për miratimin e listave shumemërore.

 

Sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet:

• 93 KZAZ-të në të gjithë vendin janë konstituuar dhe janë plotësisht funksionale.

• 114,780 zgjedhës do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

KQZ ka vënë në dispozicion një shërbim asistence përmes të gjitha kanaleve të komunikimit dhe ka krijuar një sistem të dedikuar për rezervimin e telefonatave për ndihmë të drejtpërdrejtë me strukturat e KQZ-së./     S,M

Të fundit

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Lajme të tjera

Web TV