Hashim Thaçi me probleme shëndetësore, ndërpritet seanca gjyqësore në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hashim Thaçi ka munguar në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai ka pasur probleme shëndetësore dhe për këtë e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Lajmin e tha në seancë avokati i tij, Luka Misetiq.

“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, tha Misetiqi, raporton Nacionale.

Detaje për këtë dha edhe gjyqtari i rastit. Ai tregoi se Thaçi ka pasur nevojë të konsultohet me një mjek.

“I vetmi komunikim ishte se nuk ka qenë mirë nga shëndeti, dhe duhet të fliste me një mjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij”, tha gjyqtari Smith.

Seanca tashmë po vazhdon. Avokati tregoi se Thaçi ka dhënë leje për ta vazhduar seancën.

“Më thanë se Thaçi dhe mjeku kanë nënshkruar dokumentin për ta vazhduar gjykimin”, tha Misetiqi.

Pas kësaj, gjyqtari ka urdhëruar që seanca të shkojë në seancë private dhe nuk dihet çfarë është diskutuar./e.t

Të fundit

Arrestohet 36-vjeçari që goditi me grusht djalin e Luçiano Boçit

36-vjeçari Ervin Totolaku, i cili goditi me grusht djalin e kandidatit për deputet Luçiano Boçi, është arrestuar nga policia...

Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë, qytetarët mund të tërheqin dokumentet

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj...

Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë…

Papa Leo XIV kremtoi sot Meshën e tij të parë, vetëm një ditë pasi u zgjodh papë. Gjatë meshës ai u tha kardinalëve në Kapelën...

Kontrollet e SPAK në Shkodër, PSD reagon: Nuk kanë qenë në zyrat tona!

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kontrolleve të Prokurorisë së Posaçme ditën e djeshme, 8 Maj, në qytetin e Shkodrës për krime elektorale. PSD, në një...

3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht

Edhe kur gjithçka duket se po shkon keq, ndonjëherë mund të ndjesh sikur diçka më e madhe po të ruan. Sipas këshilltarëve shpirtërorë, ka...

Lajme të tjera

Web TV