Protestë kundër rritjes së çmimeve, Ballkani drejt bojkotit të supermarketeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumatorët në Ballkan janë të pakënaqur nga situata me çmimet për produktet bazë. Rritja e çmimeve në supermarketet në rajon shtrydh buxhetet e tyre për nevojat e përditshme.

Një seri bojkotesh të produketeve me pakicë është përhapur në rajonin e Ballkanit në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Serbi.
Në javët e kaluara, vendet kanë qenë dëshmitare të një numri të konsiderueshëm bojkotesh të supermarketeve, pasi qytetarët shprehin zhgënjimin e tyre për çmimet e përshkallëzuara, një zhgënjim të ndarë nga blerësit në shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe disa prej atyre që duan t’i bashkohen bllokut.

Problemi është i dyfishtë; nga njëra anë çmimet e larta e bëjnë të vështirë për shumë konsumatorë të sigurojnë produketet bazë, nga ana tjetër prodhuesit vendas thonë se nuk mund të konkurrojnë me zinxhirët e mëdhenj për shkak të importeve më të lira dhe çmimeve që u paguhen që nuk mbulojnë kostot e prodhimit.

Ekonomistët e shpjegojnë valën e re të rritjes së çmimeve në me rritjen e fortë të konsumit personal dhe kërkesës totale të brendshme dhe nga ana tjetër me rritjen e kufizuar në anën e ofertës.

Një pjesë e madhe e anës së kërkesës gjenerohet nga shteti për shkak të fluksit të madh të fondeve evropiane, fondeve të kohezionit dhe fondeve për rimëkëmbjen nga pandemia./    S,M

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV