Dikur i hodhi alkool në fytyrë, Meritoni bën postimin e PAPRITUR me Eglën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, dhe finalisti i sezonit, Meriton Mjekiqi, kanë habitur ndjekësit me një takim të papritur. Dyshja, e cila brenda shtëpisë së famshme kishte marrëdhënie tejet të acaruara, është parë duke darkuar së bashku, duke ngritur dyshime për një raport të ri mes tyre jashtë lojës.

Egla dhe Meritoni ishin dy nga banorët më përplasës gjatë edicionit të tretë të BBVA. Konfliktet mes tyre arritën kulmin kur Egla u skualifikua nga gara, pasi e kishte lagur me alkool Meritonin gjatë një debati të ashpër. Megjithatë, publiku e riktheu atë në shtëpi, duke e çuar deri në fitore.

Takimi i tyre jashtë shtëpisë ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, veçanërisht pas një postimi të Meritonit në InstaStory, ku ai ndau një foto me Eglën dhe shkroi shkurt: “E dua”. Egla nuk vonoi ta rishpërndante postimin, duke shtuar një përgjigje po aq intriguese: “Më do”. Ky moment ka ndezur spekulime të shumta mes ndjekësve të tyre, të cilët po pyesin nëse dyshja ka lënë pas konfliktet dhe ka krijuar një miqësi të re – apo diçka më shumë./      S,M

Të fundit

Katër arsye të mundshme pse keni gjithmonë të ftohtë

Jeni nga ata njerëz që gjithmonë kërkoni një batanije apo visheni më ngrohtë se të tjerët? A keni menduar...

A po ndihmon Trump që Putin të fitojë luftën?

Nga Florian Niederndorfer Në natën e një jave më parë, kur Donald Trump diskutonte në telefon të ardhmen e Ukrainës me Vladimir Putinin, njerëzit në...

Kërkoi divorcin nga bashkëshortja, çfarë ndodhi sot në seancën e çiftit Meta-Kryemadhi

Shtyhet seanca për ndarjen mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gazetari Ervin Leka raporton se shkak u bë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, ku...

Amerikanët dhe rusët kanë zhvilluar takime sekrete gjatë muajve të fundit në Zvicër

Takime sekrete mes amerikanëve dhe rusëve në Zvicër janë zhvilluar muajt e fundit në lidhje me luftën në Ukrainë, zbulon Reuters. Sipas tre burimeve,...

Bosi famëkeq ekzekutohet brenda sallës së gjyqit, nga një person i maskuar si avokat

Një bos famëkeq i një bande është vrarë me armë zjarri brenda një gjykate në Sri Lanka nga një person i maskuar si avokat,...

Lajme të tjera

Web TV