PSV Eindhoven ka eliminuar skuadrën e tretë italiane në dy ditë në Ligën e Kampioneve. Juventusi ka pësuar fatin e Milanit dhe Atalantës duke i dhënë lamtumirën turneut në këtë pikë të tij, pasi është mundur në Holandë me shifrat 3-1 pas kohëve shtesë.
Bardhezinjtë duhej të menaxhonin fitoren 2-1 të ndeshjes së parë dhe në fraksionin e parë të lojës ia dolën, duke mos lejuar vendasit të rrezikonin portën e Di Gregorios.
Në të dytën, holandezët u futën më ngulmues në fushë dhe ia dolën të gjenin golin me Perisic.
Goli i Weah i dha përsëri shpresë italianëve, por vendasit shënuan me Saibari dhe detyruan që sfida të shkonte në shtesa. Aty, goli i shpejtë i Flamingo u dha vendasve avantazhin që ata e ruajtën me shumë kujdes dhe siguruan kalimin mes 16 ekipeve më të mira me golavarazhin e përgjithshëm 4-3 duke eliminuar skuadrën italiane./ D.C