Reali mposhti Manchester Cityn me rezultatin 3 me1 në duelin e kthimit të raundit të 1/16-ve të Champions-it, duke u kualifikuar për më tej me rezultatin e përgjithshëm 6 me 3.
Tripleta e Kylian Mbappe, bëri që spanjollët të ishin dominues absolutë, duke mos e vendosur në asnjë moment në diskutim kualifikimin. Në krahun tjetër “qytetarët” e Pep Guardiolës u dukën të pafuqishëm, teksa golin e nderit e shënuan në fundin e sfidës me Nico Gonzalez./ D.C