Në studion e “Rudina” në Tv Klan, Abigeila Voshtina ka ardhur gjithmonë si drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Por, jo këtë herë pasi pak kohë më parë ajo u shkarkua nga detyra. Teksa u ndal pikërisht tek kjo çështje për moderatoren Rudina Magjistari ajo sqaroi se shkarkimi ishte i papritur pa pasur një arsye specifike
Më tej ajo tregoi sfidat me të cilat është hasur gjatë qëndrimit 2-vjeçar në krye të TKOB. Pavarësisht gjithçkaje Abigeila Voshtina u shpreh e lumtur dhe e kënaqur me punën e realizuar dhe me nivelin që ka arritur Teatri i Operas dhe Baletit.
Rudina Magjistari: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë qëndrimit në krye të TKOB për 2 vite? Cila ka qenë pika më e vështirë e sfida më e madhe?
Abigeila Voshtina: Për mua ka qenë që të arrija objektivin tim që ishte kualiteti, niveli artistik i lartë me buxhetin që kisha. Kam pasur jo pak momente… Unë momentet e vështira i përjetoj vetëm, kam nevojë për vetmi sepse aty i bëj pyetje vetes dhe arrij dalëngadalë që të rimarr forcën dhe energjinë që kam.
Nuk është kollaj që të mbash teatrin me atë kalendar me atë ritëm shfaqje dhe atë kualitet. Është goxha e vështirë, ka qenë një sfidë për mua të cilët kur e kthej kokën mbrapa dhe e shikoj, mendoj që ia kam dalë. Ka gjëra më të mira padiskutim, arti nuk ka kurrë fund në mrekullinë e vet, që mund të krijojë nga ana skenike e artistike. Në fund fare arti është një ëndërr.
Të bën që të përjetosh atë që shikon në ëndërr. Megjithatë jam e kënaqur për atë që kemi realizuar sepse në fund fare, flitej për Teatrin e Tiranës dhe flitej në ato rrjete sociale që unë doja që teatri të futej./ S,M