Primaret, Elezi: Mungon gara dhe transparenca, PD në ‘rënie të lirë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesi i PD në Kukës Ibsen Elezi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike lidhur me listën e primareve. Ai e cilësoi këtë proces të cunguar dhe pa transparencë. Sipas tij, PD që pas vitit 2013 ka pasur një rënie dhe pas humbjeve zgjedhore nuk u bënë analiza dhe nuk u morën përgjegjësi.

“Procesi i primareve është një rregull statusor që është kërkuar prej vitesh. Primarët kanë një garë ku kandidatët duhet të debatojnë, të kenë audiencë dhe të kenë një garë transparente mes tyre. Këta kandidatë votohen në bazë të cilësive dhe marrin vota. Primarët nuk përbëjnë sens dhe janë të cunguar. Fakti që kjo nuk ka ndodhur nuk është vetëm përgjegjësi e titullarëve, është dhe atyre që nuk këmbëngulin. Thelbi i primarëve është gara, konkurrenca.

Aspektit teknik, lista e simpatizantëve duhen saktësuar 6 muaj më parë. Listat janë hartuar gjatë kësaj periudhe. PD nuk funksionon më si institucion, që nga 2013 kemi pasur rënie. Nëse hallkat nuk funksionojnë, do dëmtohen. Kështu ka ndodhur në PD sepse pas 2013 ka pasur një rënie, degradim të plotë. Nuk ka kulturë analize të mirëfilltë. Është ballafaqimi me të vërtetën. PD humbi dhe nuk u bë analizë, faji dhe përgjegjësitë fillojnë nga lart. Statutin e kanë bërë copë copë, ama nga ana strukturale sheh gjëra që nuk shkojnë. Këto duhet të ndërtonin një rregullore në lidhje me primarët, duhet të ketë një bashkësi rregullash të tjerë”, tha ai për “Abc News”.

Sipas tij, Berisha minon çdo rregull që formon unitet dhe se njerëzit me dinjitet nuk futën në listat e primarëve për të mos u përballur me situata të tilla.

Lexo edhe :  Rama në shesh me punonjësit e bashkisë/ Berisha: Donte të më paralajmëronte mua

“Nëse konkurrojmë do të vendosim disa rregulla më parë. Në momentin që s’ke kritere, nuk mund të vendoset kushdo. Kjo i jep kuptim dhe garës. Këta kanë nxjerrë një rregull që pasi garoni ju e shohim ne renditjen. Këto që po flasim janë gjëra teknike që nuk dinë t’i realizojnë. Në fund thonë që do mundim Edi Ramën pasi vodhëm njëri- tjetrin. Berisha minon çdo rregull që formon unitetin. Nuk besoj që primaret do të sjellin diçka të re. Njerëzit me dinjitet nuk futen sepse nuk përballen me situata të tilla”, u shpreh Elezi./   S,M

Të fundit

16 vite më e re se ai, Sabri Fejzullahu tregon si e përballoi Nera famën e tij

Në të gjitha intervistat e tij, Sabri Fejzullahu nuk anashkalon kurrë përmendjen e mbështetjes që ka pasur nga familja...

Rolet ekzistenciale: viktimë, persekutor dhe shpëtimtar

Në marrëdhëniet njerëzore të drejtuara nga manipulimi, shfaqen tre role ekzistenciale: viktimë, persekutues dhe shpëtimtar. Këto role janë maska që disa njerëz i veshin...

Prokuroria i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

 Ajola Xoxa është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj saj ‘detyrim paraqitje’. Hetimet ndaj kryebashkiakut të...

Psikologjia e një drejtuesi të mirë

Një udhëheqës duhet të jetë në gjendje të ndjejë empati me pjesën tjetër të grupit, të organizojë me kujdes detyrat dhe afatet dhe të...

21 Shkurt 1848/ Karl Marx publikon “Manifestin Komunist”

“Manifesti Komunist”, i shkruar nga Karl Marx me ndihmën e Friedrich Engels, botohet në Londër nga një grup socialistësh revolucionarë me origjinë gjermane, të...

Lajme të tjera

Web TV