“Rroga minimale 500 euro”/ Berisha: Në muajt e parë do ti japim fund varfërisë ekstreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, SaliBerisha, gjatë prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, u shpreh se për të luftuar varfërinë, kërkohet një sulm frontal përmes një pakete emergjence që ka për qëllim të zhdukë varfërinë ekstreme.

Lideri demokrat iu referua Kukësit ku sipas tij, sapo erdhi në pushtet Edi Rama hoqi ndihmën ekonomike për 20 mijë banorë në Kukës, sepse votuan kundër, sepse qarku votoi kundër PS-së.

“Dhe Shqipëria atë vit duhet të shtonte, kishte 120 mijë qytetarë në ndihmë ekonomike, duhet të shtonte të paktën edhe 60 mijë të tjerë me regjistra dhe po të shtonte dhe këta 60 mijë e të shtonte ndihmën ekonomike, Shqipëria do të realizonte atë që do të realizojmë ne tani. E përjashtonte varfërinë ekstreme apo mjerimin”, tha Berisha.

Sipas tij, ky është një qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve dhe kjo merr fund në 3 muajt e parë të qeverisjes së PD.

“Qoftë me minimumin jetik, qoftë me rrogën minimale që do të jetë 500 euro, qoftë me kartën e konsumatorit për të gjithë familjet në nevojë apo personat në nevojë që marrin rrogë 500 euro apo marrin minimumin jetik 200 euro”.

Berisha tha se kjo paketë emergjence nuk zhduk varfërinë, sepse varfëria ekziston në çdo vend. “Por varfëria ekstreme në një vend me situatën ekonomike të Shqipërisë, ekziston sepse ai vend vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët”, tha Berisha./   S,M

Të fundit

Divorci Meta-Kryemadhi, zhvillohet sot seanca gjyqësore për ndarjen e tyre

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Seanca do...

Përfshihet nga flakët marketi në zonën e Plepave në Durrës

Një biznes në zonën e Plepave në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Bëhet fjalë për...

16 vite më e re se ai, Sabri Fejzullahu tregon si e përballoi Nera famën e tij

Në të gjitha intervistat e tij, Sabri Fejzullahu nuk anashkalon kurrë përmendjen e mbështetjes që ka pasur nga familja gjatë karrierës së tij shumëvjeçare....

Rolet ekzistenciale: viktimë, persekutor dhe shpëtimtar

Në marrëdhëniet njerëzore të drejtuara nga manipulimi, shfaqen tre role ekzistenciale: viktimë, persekutues dhe shpëtimtar. Këto role janë maska që disa njerëz i veshin...

Prokuroria i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

 Ajola Xoxa është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj saj ‘detyrim paraqitje’. Hetimet ndaj kryebashkiakut të...

Lajme të tjera

Web TV