Dikur shokë gjimnazi/ Çfarë mendon Jorida Tabaku për arrestimin e Erion Veliaj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Jorida Tabaku ishte e ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ku ka folur për një sërë çështjesh nga aktualiteti politik në vend.

Teksa ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, me të cilin i përkasin të njëjtit brez dhe kanë qenë së bashku në gjimnaz, ajo u shpreh se i vjen keq nga ana njerëzore, por shtoi se çdo kush duhet të përballet me drejtësinë nëse ka shkelur ligjin.

“Gjimnazi ‘Sami Frashri’ ka nxjerrë boll dhe ne i përkasim një brezi. Unë mendoj që ka ardhur një moment që gjithkush duhet të ketë frikë nga ligji, dhe frika nga ligji duhet të jetë udhëzuesi më i mirë për ta marrë vendime. Nga pikëpamja njerëzore, për askënd nuk më vjen mirë që mund të jetë duke kaluar një moment të vështirë. Ndërkohë nga ana profesionale dhe ligjore, çdokush që ka shkelur ligjin duhet të marrë dënimin e merituar.

Më vjen keq ta them, sepse kisha shpresuar në fillim kur doli që do ishte një brez tjetër politikanësh, një mënyrë ndryshe në politikëbërje… më vjen keq të të them se ka pasur mënyrat më të shëmtuara të të gjithë brezave të mëparshme, të të bërit politikë.”– tha Tabaku./     S,M

Të fundit

Parlamenti miraton ligjin kundër çmimeve të larta, ja për cilin shtet bëhet fjalë

Parlamenti kroat miratoi me shumicë deputetësh Ligjin për masat e jashtëzakonshme të kontrollit të çmimeve, i cili, duke publikuar...

“Sherifi” i demokracisë? Berisha pozon me kapelen e kaubojsëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur krejt ndryshe në zyrën e tij. Ai ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka...

Hansi Flick “thumbon” Realin: “Nëse humbasim është faji i arbitrave, shkojmë në finale”

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Las Palmas, teksa u ndal te shorti i Ligës së Kampioneve. Mendoj se është një...

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve? Shqipëria sot gjendet në situatë me...

“Je në lidhje?”/ Egli e ‘shkuar e harruar’, Gjesti i hedh ‘grepin’ banores së re

Mbrëmjen e djeshme, teksa Egli kishte takim me dentistin, Gjesti duket se po hidhte ‘grepin’ diku tjetër. Në lavanderi, ai po pyeste banoren e...

Lajme të tjera

Web TV