Grabitja në Elbasan, Nuredin Dumani dëshmon në seancë: Qëllova me armë viktimën në gjoks

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuredin Dumani ka dhënë detaje në seancën e sotme të dosjes ‘Plumbi i Artë’ mbi një grabitje të kryer në Elbasan, e organizuar nga Gentian Sharra dhe e realizuar në bashkëpunim me Talo Çelën.

Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka ndodhur rreth vitit 2012. Ai ka rrëfyer se në mëngjes, një makinë S-Class, me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën brenda, ka mbërritur për të ekzekutuar planin. Gjatë grabitjes, Dumani ka qëlluar me armë drejt viktimës, duke e goditur fillimisht në gjoks.

Pas kryerjes së grabitjes, grupi është larguar me një Opel të bardhë, duke kaluar mes për mes qytetit. Më pas, janë ndalur pranë një kapanoni, ku kanë hapur paratë dhe Dumani ka lënë armën.

‘Në Elbasan kemi kryer grabitjen e një kambisti i organizuar nga Gentian Sharra. Nga paraditja vjen një makinë S-class ku ishte Gentian Sharra dhe Talo Çela, ka ndodhur rreth vitit 2012.

Kam qëlluar më armë, kam goditur fillimisht  viktimën në gjoks. Pas grabitjes kemi hypur në opelin e bardhë dhe dhe kemi vazhduar mes për mes qytetit, te një kapanon kemi parë volumin e lekëve dhe kam lënë armën.

Makinën e kemi bërë më xhama te zinj pas shtëpisë së Talo Çelës. Viktima kishte një benz 2500 portobagazh.

Viktima kundërshtoi, nuk e kishim bërë plan për ta qëlluar, i kam gjuajtur një herë ose dy herë në gjoks dhe një në kupën e gjurit’, dëshmon Dumani./K.K

Të fundit

Sana:Shumë meshkuj e shohin femrën si pronë, nuk pranojnë ndarjen dhe kur mbaron dashuria

Në “Epiqendër” nga Sonila Musai, në emisionin me temë “nga dashuria në tragjedi”, Pashe Sana tha se shumë meshkuj...

“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën

Politologu Ergys Mërtiri, i ftuar në News 24 tha se Erion Veliaj është një fuqi elektorale për Edi Ramën. Ai u shpreh se Rama...

‘Lufta për Tiranën Europiane nuk ndalet’/Veliaj ndan pamje nga transformimi i kryeqytetit

Nga qelia, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndarë një dokumentar që tregon transformimin e Tiranës nga vitet 1990 deri më sot. Është i njëjti dokumentar...

PD humb betejën ligjore/Kushtetuesja i jep dritën jeshile projektit të Portit të Durrësit

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese: Në datën 21 shkurt 2025 Gjykata Kushtetuese përfundoi shqyrtimin e çështjes me kërkues jo më pak se 1/5-ta e deputetëve të...

Paul Manafort pjesë e fushatës së PD, Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Është lobist

Aktivistja Evi Kokalari ka nxjerrë blof Sali Berishën, lidhur me deklaratën e sotme të tij për të bërë pjesë të fushatës edhe Paul Manafort. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV