“Ja 70 aksionet e javës!” Hiqet si polic e bën video me armë, procedohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit njoftoi ditën e djeshme se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 20-vjeçarin me inicialet A.H. Po cili ishte problemi me te riun dhe si nisi kjo histori?

Nëse kërkon që të bëhesh punonjës i Policisë së Shtetit, duhet të plotësosh disa kushte dhe të ndjekësh një procedurë të caktuar që e shpjegon kryetari i sindikatës së policëve, Sadedin Fishta.

“Punonjës policie shteti bëhesh pasi të kesh fituar konkursin, që bëhet në shkallë republike dhe që ka plotësuar pikët. Pas konkursit bëhet kursin bazë për patrullë të përgjithshme që është 22 javë, bashkë me praktikën që zgjat një vit. Pasi mbaron të gjitha këto dhe i ka të gjitha me vlerësime pozitive atëherë merr gradën inspektor, drejtor i përgjithshëm dhe emërohet në një nga qarqet në të cilat ka nevojë Policia e Shtetit”, tha Sadedin Fishta.

Por denoncimi, që ka mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop”, ka të bëjë me shtetasin Aldo Hasani, i cili publikon foto në rrjetet sociale, i veshur si polic madje edhe me armë zjarri. Ai shprehet se e kanë transferuar nga Dibra në Lezhë, por sipas verifikimeve tona nuk është fare punonjës policie.

Aldo Hasani: O zotëri! Unë tani punoj në Lezhë, më kanë transferu në Lezhë. Në Dibër kam pas punu, po tani jam në Lezhë.

Ai kërkonte një dokument policie, me gradën shef i krimit ekonomik dhe emisioni “Stop” ia realizoi.

Aldo Hasani: Desha të bëj një kartë policie edhe më thuaj, se çfarë duhet të bëj!

Burime për “Stop” kanë konfirmuar që Aldo Hasani nuk është punonjës i Policisë së Shtetit, e aq më pak i drejtorisë Dibër, këtë e konfirmojnë vetë punonjësit e kësaj drejtorie.

Qytetari: Si kalove? Ka ardhur shef Aldo?

Informacioni: Shef kush?

Qytetari: Aldo Hasani!

Informacioni: Hasani?

Qytetari: Te krimi ekonomik!

Polici: Nuk ka!

Qytetari: Nuk ka?

Informacioni: Po nuk e njoh, kjo…

Informacioni: (Flet në telefon) Është një djalë, që kërkon shef Aldo.

Qytetari: Hasani!

Informacioni: Aldo Hasani! Te krimi ekonomik, Aldo Hasani, nuk ka. Unë mora shefin e krimit ekonomik.

Polici: Ah, bravo në rregull!

“Stop” takohet me Aldo Hasnin, të vetë shpallur si oficer i krimeve ekonomike.

Aldo Hasani: Si je? Mirë?

Qytetarja: Si jeni?

Aldo Hasani: A jeni mirë?

Qytetarja: Si kaluat?

Aldo Hasani: A jeni lodh? A jeni mërzit? Ça ke bo?

Qytetarja: E ke gati. Ke kontakte, njohje atje?

Aldo Hasani: Ku?

Qytetarja: Këtej nga policia.

Aldo Hasani: Po kam. Pse? Unë e kam ndryshu atë pozicion, nuk jam më tani.

Qytetarja: Po ça pozicioni je tani?

Aldo Hasani: Unë jam te krimi ekonomik.

Qytetarja: Pse do me e përdor ti kartën? Domethënë për çfarë të duhet karta?

Aldo Hasani: Më duhet për tjetër gjë, se mu …

Qytetarja: Se kjo karta juve, ja u bën edhe vetë policia.

Aldo Hasani: Prandaj e kërkova. Mund të ma bëjnë, po unë ta kërkova, që të ma bëni ju. Mu më duhet për tjetër gjë, nuk më duhet ajo, se unë kam…

Qytetarja: Nejse unë ta bëra, po shife. Po për ça të duhet?

Aldo Hasani: Më duhet për gjë tjetër më, çke ti.

Qytetarja: Mos na hap problem!

Aldo Hasani: Jo, jo, fare. Për mu për shembull, as nuk më njef, as nuk të njof. Faleminderit shumë!

Pas kësaj Aldo filloi të bënte video prezantuese edhe të “aksioneve policore”, që sipas tij kishte bërë.

Lexo edhe :  Tuneli i Murrizit, drejt fundit/ Balluku inspekton punimet, pak ditë para hapjes

Aldo Hasani: Përshëndetje të gjithëve! Unë quhem Aldo Hasani, shef i Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Dua të prezantoj 70 operacionet e kryera nga unë në këtë javë. Falenderoj z. Ilir Proda për besimin.

Madje i vetëshpalluri Shef i Krimit Ekonomik merr edhe denoncime, të cilat thotë se i referon më lart. Gruas së infiltruar i përgjigjet me shkresa pa firmë e vulë, duke bërë sikur ndjek dhe zgjidh çështjen e saj.

E infiltruara: Mirëmbrëa!

Aldo Hasani: Mirëmbrëma!

E infiltruara: Më kanë hakërruar Instagramin! Ku ta denoncoj! Tek ju?

Aldo Hasani: Unë Aldo Hasani, do kaloj çështjen tuaj. Më dërgoni foton tuaj zonjë dhe numrin tuaj të telefonit! Me respekt Aldo, oficer i Krimit Ekonomik.

Kryetari i sindikatës së policëve Sadedin Fishta tha se “badge” (bejxhi) i Policisë së Shtetit përdoret vetëm nga punonjësit e policisë.

“Përveç punonjësve të Policisë së Shtetit asnjë nuk ka të drejtë ta mbajë dhe ta përdorë “badge” . “Badge” (bejxhi)  është dokument identifikimi për funksionin dhe detyrat që ka një punonjës policie. Shtetasit që disponojnë një dokument të tillë shkelin ligjin dhe sigurisht që ata duhet të ndalohen nga Policia e Shtetit”, shtoi Sadedin Fishta./E.T

Të fundit

Raporti, vetëm 20% e pushuesve të huaj që vijnë në Shqipëri flenë në hotele

Vitin e kaluar, 11.7 mln shtetas të huaj e vizituan Shqipërinë, por vetëm 2.2 mln prej tyre kanë qëndruar...

Pediatria e re në QSUT/ Rama: Rritet buxheti për shëndetësinë

Spitali i  Pediatrisë së Specialiteteve në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të  ofrojë shërbim për pacientët e vegjël me kushte dinjitoze. Rikonstruksioni i...

“PD është peng i Berishës”/ Haklaj: Saliu nuk kërkon pushtetin, por pazare politike

Primaret në PD janë sajesë, dhe kontrollohen nga Sali Berisha, pasi shumica e emrave në lista janë përcaktuar, si tek të mbyllurat, ashtu dhe...

Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, legjenda...

Sana:Shumë meshkuj e shohin femrën si pronë, nuk pranojnë ndarjen dhe kur mbaron dashuria

Në “Epiqendër” nga Sonila Musai, në emisionin me temë “nga dashuria në tragjedi”, Pashe Sana tha se shumë meshkuj nuk e pranojnë ndarjen sepse...

Lajme të tjera

Web TV