“Komisioni Xhafaj” SPAK-u do të “dublohet” nga DPAK-u i qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kulmin e sulmeve politike ndaj Prokurorisë Speciale, SPAK, si nga mazhoranca ashtu edhe opozita, po del në skenë platforma e “Komisionit Xhafaj”. Paritet që të ngrihet Drejtoria e Përgjithshme Anti-Korrupsion (DPAK), e cila parashikohet të “parandalojë dhe ndëshkojë korrupsionin në institucionet shtetërore”. Një rol të tillë deri më tani e ka SPAK, si institucion i pavarur i drejtësisë. A po dublohet prokuroria?

 

Partia Socialiste edhe pse krenohet se SPAK është pjella e saj, duket se ka vendosur ta dublojë atë. Drafti i dërguar nga socialistët në Kuvendin e Shqipërisë prej kohësh do të riaktivizohet tani kur në çdo korridor institucioni zjen kryefjala SPAK. Njeriu që e krijoi reformën e drejtësisë është gati të ngrejë një strukturë tjetër për të sfumuar Prokurorinë e Posaçme të Antikorrupsionit duke e shtrirë atë jo vetëm tek hetimi i korrupsionit në institucionet shtëtërore, por edhe tek private. Në qershor të vitit 2024, kryeministri i vendit nxorri një Vendim Qeveriepër krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme AntiKorrupsion, e cila shkurtimisht do të quhet DPAK, një emër shumë i ngjashëm me atë të SPAK, Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion. Në vendimin e firmosur nga kryeministri Edi Rama sqarohet edhe mënyra se si do të funksionojë kjo drejtori, teksa detyra e saj do të jetë koordinimi në nivel qëndror i politikave dhe aksionit antikorrupsion. Sipas vendimit, misioni i DPAK-ut është “të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore/entet publike/shoqëritë tregtare me kapital shtetëror”. Në këtë frymë të këtij vendimi i bie që DPAK të luftojë korrupsionin parallel me SPAK.

Drejtoria e Antikorrupsionit

Fatmir Xhafaj njoftoi publikisht që e ka gati draftin për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, vednimin e qeverisë që për një vit po qëndron në sirtarin e ligjeve të Parlamentit, e sjellë nga pozita dhe që opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë. Teksa socialistët duken të vendosur të restaurojnë ngrehinën e drejtësisë të ndërtuar në 2016, derisa sa të shkojnë tek Rruga e Trenit, siç i referohet kryeministri Rama selisë së SPAK, mazhoranca ka gati disa propozime. Për artikulimin e tyre publik, u shfrytëzuan ekspertët e kontraktuar nga Komisioni Xhafaj, që hodhën idenë e një organi të ri antikorrupsion, çka mund të çonte deri në shkrirjen e ILDKPI-së. Për t’i dhënë një rol edhe Kuvendit në luftën kundër korrupsionit politik, hidhet ideja e një ligji të posaçëm si dhe ngritja e një komisioni të përhershëm në Kuvend. Të majtët mendojnë ta shtrijnë masën e tyre antikorrupsion edhe në sektorin privat, duke propozuar një auditim të brendshëm të detyruar për bizneset. Financimet e partive politike gjatë fushatave elektorale janë gjithashtu një problem i konstatuar nga ekspertët të cilët propozojnë sanksione për mosdeklarimin e fondeve, apo forcimin e masave kontrolluese për reklamat politike në rrjete sociale. Pohimi vjen në një kohë debati të ndezur pas arrestimit të numrit dy të mazhorancës, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa nën hetim është edhe kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Busha, e cila në dy mbledhjet e drejtuar nga Xhafaj këtë të mërkurë, u shfaq vetëm 10 minutat e fundit.

Lexo edhe :  Kosova sot, 26 vjet liri e 17 vjet Pavarësi

Të gjithë kundër SPAK

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por edhe kryeministri Edi Rama janë të pakënaqur nga hetimet e SPAK. Dy të parët duan ta shkrijnë, ndërsa i fundit e krahason atë me vendimet si në kohën e komunizmit, pa gjyq. Edhe pse Rama e ka qujatur ngritjen e saj si vepër të tij dhe Partisë Socialsite, tashmë nuk e sheh kështu. Pas arrestimit të Veliajt, Rama nuk e ka artikuluar më fjalën “Përgjegjësia është individuale dhe PS nuk bëhet avokat i askujt. Secili do të përballet me drejtësinë”. Këto dy javë duket se Rama ka në kokë një “lojë” për të mos goditur direkt. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta rikujton ndërhyrjet e Komisionit të Venecias në procesin e reformës dhe akuzon mazhorancën se ka injoruar rekomandimet e tij për të kontrolluar institucionet kyçe të drejtësisë. Ai thekson se kjo situatë ka sjellë pasiguri juridike, ka bllokuar mijëra dosje gjyqësore dhe ka kontribuar në largimin masiv të qytetarëve nga vendi.

 

Tabaku: Reforma në drejtësi duhet rishikuar

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se reforma në drejtësi duhet të rishikohet por me mbikëqyrjen e Komisionit të Venecias. Gjatë një deklaratë për mediat, Tabaku pohoi se këto kërkesa janë adresuar edhe nga Bashkimit Evropian për standardet e drejtësisë. “Ne kemi ngritur shqetësimin për sa i përket presionit politik që ushtrohet mbi drejtësinë, ne kemi ngritur shqetësimin e një analize të plotë. Është e nevojshme që Komisioni i Venecias të japë një opinion të plotë për zbatimin e kësaj reforme, situatën, por dhe infrastrukturën e sistemit. Ajo që ka ndodhur me protestën e qeverisë ndaj një institucioni nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri. Unë e kam quajtur grusht shteti. Kjo është e pakonceptueshme”, tha Tabaku.

Të fundit

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe...

Hasani pret Berset: Kosova meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Hasani theksoi...

Bëni kujdes me shpenzimet/ Si do jetë fundi i muajit shkurt për 12 shenjat e horoskopit

Java e fundit e shkurtit karakterizohet nga disa ngjarje astrologjike, Marsi kthehet në vijë të drejtë në datën 24, në datën 27 është hëna...

Zgjedhjet e 11 Majit – Berisha i hapur për aleancë me këdo, përveç Bashës

Sali Berisha është i hapur për të bërë aleancë për zgjedhje me çdo forcë politike që është pro rrëzimit të Edi Ramës, përveç Lulzim...

Kreu tre vjedhje në një javë, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Një 43-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Durrës. Shtetasi me iniciale P.P., si autor i dyshuar i tre vjedhjeve brenda një jave. “Identifikohet, kapet dhe...

Lajme të tjera

Web TV