U kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza, arrestohet 26-vjeçari, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë me kokainë. I riu gjithashtu rezultonte me precedent të mëparshëm kriminale.
Nga operacioni i zhvilluar, policia sekuestroi 23.5 gramë kokainë që u gjetën në automjetin e 26-vjeçarit dhe steka me cigare pa pullë fiskale që u gjetën në banesën e tij.
“Në Rinas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues 26-vjeçarin, në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa pullë fiskale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./K.K