Primaret e PD, si nekrologji e 11 Majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Një numër i madh figurash të njohura me integritet në Partinë Demokratike janë tërhequr nga gara për primaret, edhe pa filluar ato, për shkak të procedurës që ka vendosur Sali Berisha, i cili do të thotë fjalën e fundit edhe pas “votimit” se kush do të jetë në listën e deputetëve. Tërheqja do të vazhdojë edhe pas përfundimit të votimit, për shkak se Berisha do t’u diktojë nëse do të jenë në listat e mbyllura apo të hapura.

Pra, Berisha do të fusë në garë rreth 300 emra që do të votohen, pastaj prej tyre ai do të vendosë vetë se kush do të jetë në lista të mbyllura.

Problemi është se, sipas të gjitha sondazheve serioze, PD pritet të marrë nga 25 deri në 33 për qind. Ky është segmenti ku lëviz përqindja e mundshme e saj, e cila koincidon me 30 për qind e listave të mbyllura.

Pra, ata që “pranojnë” të futen në primare, futen me shpresë se kur do të përfundojnë primaret, Berisha do t’i fusë në listat e mbyllura. Por lista e mbyllur është mbyllur pothuajse që tani.

Duke llogaritur aleatët dhe drejtuesit politik, listat e mbyllura startojnë të mbyllura edhe në Tiranë, ku është numri më i madh i deputetëve. Në qarqet e tjera s’ka më vend.

Fjala vjen: Tritan Shehu kishte bërë një humor të hidhur dy ditë më parë. Pasi siguroi veten tek lista e mbyllur e Qarkut të Gjirokastrës, qark i cili ka vetëm një deputet në listë të mbyllur, i fton të tjerët të marrin pjesë në primare, ndërkohë që dihet se rezultati është 3 me 1 për PS.

Lexo edhe :  Moods Map

Pra, çdokush tjetër, përveç atyre që janë në listë, nuk është deputet. Natyrisht, askush nuk ka ndërmend të bëjë një garë të brendshme vetëm për t’i treguar Tiranës se ka vota të mjaftueshme, por nuk bëhet dot deputet.

Ky fenomen është në të gjithë Shqipërinë.

Praktikisht, PD pritet të marrë rreth 30 për qind të votave, që është lista e saj e mbyllur në të gjithë Shqipërinë. Listat e hapura janë “në det të hapur”, por nuk ankorohet dot asnjë prej tyre në Kuvend.

Ndaj të gjithë ata që po tërhiqen thjesht kanë bërë llogaritë dhe duket se nuk kanë pranuar që së paku t’i tallë Berisha.

Të tjerët që vënë emrin në listën e primareve, ndoshta u duhet për CV në të ardhmen, por jo për t’u bërë deputetë.

Tërheqja nga primaret e figurave me integritet të PD-së, është paralajmërimi i nekrologjisë së 11 majit, pasi tregon se të parët që nuk besojnë tek fitorja e PD-së, janë drejtuesit e PD-së./    S,M

Të fundit

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Më e bukura në botë, xhamia Ballies në Elbasan fiton çmimin si “Ndërtesa e Vitit 2025”

E ndërtuar në vitin 1608 Xhamia e Ballies në Elbasan ka fituar çmimin “Arkitektura më e Bukur Fetare e Vitit”. Lajmin e ka ndarë kryeministri...

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, mjeku: E ka kaluar rrezikun!

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Një nga mjekët që merret me trajtimin e tij, tha se Papa Françesku, i cili po trajtohet në...

Lajme të tjera

Web TV