Trump: “Zelensky është diktator!”, Europa dështoi të sjellë paqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se homologu i tij ukrainas kishte bërë një punë të tmerrshme dhe se më mirë të lëvizë shpejt, ose nuk do të ketë më një shtet. “Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA kanë vdekur pa qenë nevoja, dhe kështu vazhdon…”, ka shkruar ai. Ai tha se Zelensky, të cilin ai e quajti një “komedian modest i suksesshëm”, e ka nxitur Amerikën të shpenzonte 350 miliardë dollarë për të shkuar në një luftë që nuk mund të fitohej. “Ai refuzon të ketë zgjedhje, është shumë i ulët në sondazhet në Ukrainë dhe e vetmja gjë në të cilën ishte i zoti ishte të luante me Bidenin”, shtoi ai. Kujtojmë se mandati presidencial i Zelensky skadoi majin e kaluar, megjithatë Ukraina ka qenë nën ligjin ushtarak që nga pushtimi rus në shkurt 2022, që do të thotë se zgjedhjet presidenciale janë pezulluar. Gjithashtu presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar dhe Bashkimin Evropian që sipas tij, dështoi të sjellë paqen në rajon. “Lufta në Ukrainë është “shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne. Ne kemi një oqean të madh e të bukur si ndarje”, thotë ai. Lidhur me luftën në Ukrainë, Trump kishte bërë deklarata edhe një ditë më herët, kur la të kuptohej se ai fajësonte Ukrainën për nisjen e konfliktit. “Nuk duhet ta kishit nisur kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje”, tha Trump. Ai nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë, por shpesh ka lënë të kuptohet se lufta filloi për shkak të dëshirës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO. Ekspertët thonë se pushtimi i plotë nga Rusia u nxit nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe jo nga aspirata e Ukrainës për NATO-n, e cila kishte pak mbështetje nga Perëndimi në atë kohë. Trump më 19 shkurt po ashtu foli për bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Ndërkohë, ne suksesshëm po negociojmë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, diçka që të gjithë e pranojnë që vetëm Trump dhe administrata Trump mund ta bëjnë”, tha Trump. Udhëheqësi amerikan tha se paraardhësi i tij, demokrati Joe Biden, nuk kishte tentuar asnjëherë t’i jepte fund luftës, ndërkaq tha se Evropa ka dështuar që të sjellë paqe. “E dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, shteti i tij është shkatërruar dhe miliona kanë vdekur pa nevojë”, tha Trump. Trump po ashtu tha se shteti i tij ka shpenzuar 350 dollarë për Ukrainën për një luftë “që nuk mund të fitohet, që nuk do të duhej të kishte nisur, por një luftë që ai, pa SHBA-në dhe Trumpin, kurrë nuk mund ta zgjidhë”.

Të fundit

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar...

Inteligjenca artificiale, në të gjitha fushat/ Nga arsimi, prokurimet e shëndetësia

Shqipëria do të përdorë gjerësisht inteligjencën artificiale. Në dokumentin e politikave prioritare për vitin 2026-2028 parashikohet integrimi i  inteligjencës artificiale (AI) në sektorë të...

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij...

Hasani pret Berset: Kosova meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Hasani theksoi...

Bëni kujdes me shpenzimet/ Si do jetë fundi i muajit shkurt për 12 shenjat e horoskopit

Java e fundit e shkurtit karakterizohet nga disa ngjarje astrologjike, Marsi kthehet në vijë të drejtë në datën 24, në datën 27 është hëna...

Lajme të tjera

Web TV