A do mundet SPAK-u ta kthej besimin tek zgjedhjet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit të zgjedhjeve: Na u vodhën votat! Nuk bëhen zgjedhje të ndershme në Shqipëri. Ashtu si nga ana tjetër, maxhoranca e ka “të fiksuar” fitoren dhe tashmë kryetari i saj, Rama në një gjendje aspak të mirë vetëm lëshon bubullima kundër medias, e negativizon opozitën me lloj epitetesh me metaforash gjithnjë e më të lira. Në një pikë bashkohen Sali Berisha dhe Edi Rama, të dy liderët e kohëve “moderne” shqiptare: SPAK e ka kaluar vijën e kuqe.

Maxhoranca e ka theksuar këtë pas masës së arrestit me burg të Veliajt, kurse opozita përtej çdo kufiri, duke mëtuar me gojën e Berishës se do ta shpërbëjë fare institucionin deri më tani simbol të Drejtësisë! Akti i fundit i SPAK-ut për të hetuar krimin zgjedhor dhe prekja e të fortëve e ka tensionuar si pak herë situatën zgjedhore të kampeve të dy partive që zyrtarisht nuk mund të punojnë me rregulla të qarta loje.

Ndaj ndodh rëndom tek ne që humbësi nuk e përshëndet fituesin dhe që vetëm ankohet.
Por strategjia e SPAK që i ka ngritur mahmur të dy krahët e politikës ka mundësi t’i lerë pa tekst sa i përket përdorimit të kamufluar të krimit të organizuar në integritetin e procesit zgjedhor, apo përmes masave shumë të sofistikuara të teknikave të posaçme hetimore që po pretendohet të aplikohen së fundmi. Mëtohet se do të ketë përgjime intensive, monitorime në terren dhe kontrolle më të shpeshta me nisjen zyrtare të fushatës.

Por arrestimet me emra si Bajrat dhe Çopjet tregon se SPAK po godet në qelizë të problematikave, ashtu si dikur u punua për përgjimet e famshme që u publikuan për dosjet 339 dhe 184, nga u dëshmua sesi mblidheshin votat për socialistët por që në fund rezultuan me hiç. Për ironi nga vetë SPAK-u.

Lexo edhe :  Tronditje të mëdha në sistemin e drejtësisë amerikane

Ndërkohë, SPAK ka frikësuar dhe njerëzit e PD-së, metodat speciale të të cilëve nuk është se bien më pas, por që tashmë janë kufizuar e minimizuar prej kohës së gjatë në opozitë, përçarjes dhe, letargjisë së tyre. SPAK-u me këtë rast po hesht dhe patronazhistët, kthyer në simbol të fitores së zgjedhjeve të shkuara.

Vetëm se ky inkursion tashmë duhet manifestuar me rezultate dhe nëse SPAK-u nuk e justifikon me respektimin e parimeve për të Drejtat e individit dhe nëse s’tejkalon kompetencat vendos një gur tjetër miliar, që do jetë shembull për standardet e këtyre zgjedhjeve.

Kjo dihet mirë në kampin socialist sepse do jetë mbështetje për rrugën evropiane, ashtu si edhe për opozitën nëse do të dinë t’i kanalizojnë si duhet standartet.  Por ka ende kohë, ashtu si ka shumë e shumë sfida, që SPAK-u të marrë meritat, të cilat publiku ka kohë që ia ka njohur. Por, a do mundet SPAK-u të kthej besimin te zgjedhjet? Është ende herët dhe kjo mbetet për t’u parë.

Të fundit

Shihet si favorit/Kush është Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë

Ndërkohë që qytetarët gjermanë do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur Bundestagun e ardhshëm, Friedrich Merz...

“Sëmundja e adoleshentëve”, ankth dhe stres artificial nga pijet energjike

Ankthi dhe stresi tek të rinjtë dhe veçanërisht tek adoleshentët e deri tek nxënësit e shkollave është kthyer në një problematikë serioze në qytetin...

Adoleshentët shpërndajnë drogë në Tiranë/ Mes tyre dhe vajza, përdoren nga të rriturit

Dritan Sula, Shefi Seksionit per Hetimin e Narkotikeve në një prenoncim për ABC News tregon se cilat janë lëndët narkotike që shpërndahen më së shumti...

Zbulohet Koronavirusi i ri të lakuriqët e natës që mund të transmetohet te njerëzit

Një ekip kinez studiuesish ka zbuluar një Koronavirus të ri të lakuriqëve të natës që paraqet rrezik transmetimi nga kafshët te njerëzit, sepse përdor të...

Viola Spiro:Kur erdha në Tiranë më quanin provinciale, Korça frekuentohej vetëm nga elita

Gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja sportive Viola Spiro, ka rrëfyer paragjykimet në periudhën kur erdhi në Tiranë për të filluar studimet...

Lajme të tjera

Web TV