Një alarm për bombë i mbërritur me email shkaktoi panik te kolegji privat “Turgut Ozal” në Tiranë.

Drejtuesit e shkollës njoftuan menjëherë prindërit e nxënësve duke i njoftuar për situatën dhe se fëmijët po largoheshin në shtëpi.

Mesazhi që iu dërgua prindërve të nxënësve

I nderuar prind,
Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë! Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare.

 

 

Megjithatë, alarmi rezultoi i rremë. Nga kontrollet e ushtruara nga policia nuk rezultoi ndonjë gjë e kundraligjshme në ambientet e shkollës./K.K