Ndarja sipas zonave/ Apartamentet në plazh do të shiten me 2 mijë € m²

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa më afër detit aq më shtrenjtë për xhepin. Vlera e apartamenteve në Durrës pritet të rritet me mesatarisht 62% pas miratimit të referencave të reja për bashkitë, të paralajmëruara për t’u bërë publike në pranverën e këtij viti.

“Çmimet e referencës ne kemi parë që kanë sjellë gjithmonë rritje. Çmimi i referencës është shumë abuziv. Vërtet në një zonë mund të ketë çmime sa është referenca por një pjesë e madhe e pronave janë nën çmimin e referencës”, pohon eksperti i tregut imobiliare Ervin Demirxhiu.

Propozimi që po shqyrton Ministria e Financave, siç Report Tv mëson ekskluzivisht, është që Durrësi të ndahet në 13 zona, ku çmimi i referencës për metër katror ndryshon nga njëra tek tjetra, ndryshe nga sa ndodh aktualisht ku i gjithë qyteti bregdetar ka vetëm dy referenca 472 euro dhe 675 euro.

Me referencat e reja një metër katror në zonën më të frekuentuar të bregdetit të Durrësit që është ‘Zona 13’ e njohur si lagjja e plazhit, një metër katror pritet të kushtojë 2000 euro me rritje 323% në raport me referencën aktuale prej 472 euro/metri.

“Mund të jetë real për 5% të atyre të pronave që janë në vijën e parë dhe që janë ndërtimet e reja. Zona e plazhit ka tridhjetë vite e ndërtuar”, pohon Demirxhiu.

Ndërsa në zonat afër qendrës së qytetit çmimi referencë për metër katror do jetë afro 1000-1400 euro, nga 472 euro/metri që është aktualisht. Kurse periferia e Durrësit do të ketë çmime afërsisht sa referencat e sotme.

Për përcaktimin e referencave të reja grupi i punës ka marrë në konsideratë shit-blerjet e deklaruara 2022-2023 në këtë qytet, si dhe është bazuar afërsia e me zonën qendrore të qytetit, afërsia me polet strategjike apo zonën historike të qytetit, si dhe afërsia me zonën bregdetare.

Lexo edhe :  47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të ulëta e kushte të papërshtatshme pune

Referencat e reja që aktualisht nuk janë bërë publike pritet të prekin jo vetëm bashkitë e shtrira përgjatë bregdetit por edhe qytete të tjera që kanë marrë hov zhvillimi vitet e fundit.

Mungesa e referencave të pronave për të gjitha bashkitë e vendit u bë shkak edhe për shtyrjen e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme të paralajmëruar për të ndodhur gjatë vitit 2024 e deri në verën e këtij viti. Referencat e reja janë miratuar në vitin 2023 vetëm për Tiranën, e cila është e ndarë në 32 zona ku çmimi çmimet u rritën deri në 70% në pika të ndryshme të kryeqytetit.

*Shënim: Referenca përcakton tavanin nën të cilin nuk mund të shitet një pronë, ndërsa mbi këtë vlerë nuk ka kufizim.

ÇMIMI REFERENCË ZONA 13, DURRËS
Referenca e vjetër 472 euro/metri
Referenca e re 2,000 euro/metri
Diferenca +1,528 euro/metri

ÇMIMI REFERENCË QENDRA E DURRËSIT
Referenca e vjetër 472 euro/metri
Referenca e re 1000-1400 euro/metri
Diferenca +528-928 euro/metri/    S,M

Të fundit

Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë

Hamasi liroi edhe gjashtë pengje të tjera izraelite në këmbim me 602  të burgosur palestinezë. Eliya Cohen, 27 vjeç,...

Shihet si favorit/Kush është Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë

Ndërkohë që qytetarët gjermanë do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur Bundestagun e ardhshëm, Friedrich Merz është kandidati për kancelar i...

“Sëmundja e adoleshentëve”, ankth dhe stres artificial nga pijet energjike

Ankthi dhe stresi tek të rinjtë dhe veçanërisht tek adoleshentët e deri tek nxënësit e shkollave është kthyer në një problematikë serioze në qytetin...

Adoleshentët shpërndajnë drogë në Tiranë/ Mes tyre dhe vajza, përdoren nga të rriturit

Dritan Sula, Shefi Seksionit per Hetimin e Narkotikeve në një prenoncim për ABC News tregon se cilat janë lëndët narkotike që shpërndahen më së shumti...

Zbulohet Koronavirusi i ri të lakuriqët e natës që mund të transmetohet te njerëzit

Një ekip kinez studiuesish ka zbuluar një Koronavirus të ri të lakuriqëve të natës që paraqet rrezik transmetimi nga kafshët te njerëzit, sepse përdor të...

Lajme të tjera

Web TV