Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, mjeku: E ka kaluar rrezikun!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Një nga mjekët që merret me trajtimin e tij, tha se Papa Françesku, i cili po trajtohet në spital për pneumoni të dyfishtë, nuk është në rrezik për jetën, por megjithatë shtoi se nuk është shëruar plotësisht dhe gjendja e tij mund të ndryshojë ende.

A është jashtë rrezikut? Jo. Por nëse pyetja është ‘a është ai në rrezik për vdekje‘, përgjigja është ‘jo'”, tha Sergio Alfieri në një konferencë për shtyp.

Ekipi i tij mjekësor tha se Papa ishte në gjendje të ngrihej nga shtrati dhe të ulej në një kolltuk për të bërë disa punë, por parashikoi se ai do të qëndronte në spital “të paktën” gjatë javës së ardhshme, raporton Reuters.

Mjeku tha se duke qenë se Papa ishte 88 vjeç, me shqetësime të mëparshme shëndetësore, ai ishte padyshim një pacient i brishtë.

Ai shtoi se Papa nuk kishte sepsë, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën kur një trup i përgjigjet një infeksioni duke dëmtuar indet dhe organet e veta. Megjithatë, ai tha se gjithmonë ekzistonte rreziku që infeksioni të përhapej në trupin e tij./   S,M

Të fundit

“Doja të lija muzikën,nuk shihja zgjidhje”Bardhi rrëfen si i ndryshoi jeta pasi u bë baba

  I ftuar në  “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ishte Bardhi, që tregoi të pathëna që nga jeta...

Pengonin trafikun në kryeqytet, Rrugorja ‘ngre në ajër’ me vinç dhe bllokon 65 makina

Policia Rrugore e Tiranës dhe Komisariatet rrisin monitorimin e trafikut në rrugë dhe pengesave që krijohen nga drejtuesit në qarkullim apo që krijojnë vështirësi...

Urrejtja ndaj vetes s’ka të bëjë me depresionin

Ekspertët dhe shkencëtarët në hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në pah një “epidemi” që po prek gjithnjë e më shumë popullsinë, e veçanërisht adoleshentët. Kohët...

Po planifikonin një vrasje, arrestohen pesë të dyshuar në Pejë

Pesë anëtarë të dyshuar të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të...

A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur...

Lajme të tjera

Web TV