“Pritëm 1 orë e gjysmë në oborr”/ Përfaqësuesit e PL nuk takojnë dot Ilir Metën në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe deputetët Erisa Xhixho e Petrit Vasili janë nisur sot për të vizituar presidentin e PL Ilir Meta në burgun 313, por sipas asaj që një prej deputetëve deklaroi për mediat, ata nuk janë lejuar.

“Nuk patëm takim me zotin Meta sepse qeveria ka shkelur çdo normë demokratik që pengoi takimin tonë. Takimin e kishim lajmëruar më parë me gjithë dokumentet e nevojshme”, u shpreh Vasili.

Ai shtoi më tej se pasi kanë hyrë në ambientet e oborrit të institucionit ku mbahet Meta, ata kanë pritur mbi 1 orë e gjysmë dhe më pas janë njoftuar se nuk mund të kryejnë takimin.

 

 

“Hymë në oborr dhe pritëm mbi 1 orë e gjysmë për të na njoftuar që nuk mund të bënim takimin”, tha ai.

Vasili vijoi duke argumentuar se ai vetw dhe Erisa Xhixho, si dy deputetw tw Parlamentit kanw tw drejtwn pwr tw zhvilluar takime tw tilla, por sipas tij janw refuzuar pa dhwnw asnjw motiv.

“Unë dhe zonja Xhixho, dy deputetë njoftuam që do takonim zotin Meta dhe pritëm refuzimin e tyre. Takimi është një e drejtë minimale bazike e komunikimit. Këta kanë standardin e anti ligjit e anti shtetit. Refuzimi i sotëm i të drejtës së dy deputetëve u dhunua pa dhënë asnjë motiv. Persona publikë pengohen e refuzohen për të zhvilluar një takim të tillë.
Ne kemi bërë kërkesën edhe te SPAK por të gjithë bashkë kanë penguar me të gjitha mënyrat që patën takimin tonë me zotin Meta”, përfundoi Vasili./E.T

Të fundit

‘Travel Radar’: Shqipëria, perla e fshehur europiane nën radarin e turistëve të huaj

Është koha për të vendosur Shqipërinë në radarin tuaj nëse jeni në kërkim të një vendpushimi mahnitës dhe me...

Kujtesë për artisten e madhe Vaçe Zela…..!?

“Mbretëresha e këngës” dhe “Nderi i kombit”  Kadri Tarelli Këto ditë shkurti, të gjitha mediat vizive dhe të shkruara, në krye të fjalës kishin, Vaçe...

Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat në panik: Ajo po vdes

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat...

“Zero Day”, jeta e dytë e De Niros si aktor i serialeve televizive

Ai luan në thrillerin politik, në Netflix nga 20 shkurti Në prag të ditëlindjes së tij të 82-të, Robert De Niro po përballet me një...

Analiza/ Pse Inteligjenca Artificiale kineze ka mahnitur botën?

Modelet e DeepSeek janë shumë më të lira dhe pothuajse po aq të mira sa rivalët amerikanë, shkruan The Economist “Modeli i arsyetimit”, një formë...

Lajme të tjera

Web TV