SHBA urdhëron Zelenskyn të firmosë marrëveshjen për mineralet e rralla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz ka deklaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje për aksesin e SHBA-së në mineralet kritike të Ukrainës.

“Zelensky duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje për aksesin e SHBA-së në mineralet kritike të Ukrainës” tha ai

Të mërkurën, Zelensky hodhi poshtë kërkesat e SHBA për të dhënë një pjesë të mineraleve të saj të tokës së rralla një “marrëveshje” që Trump tha se do të pasqyronte sasinë e ndihmës që SHBA i kishte ofruar Ukrainës gjatë luftës së saj me Rusinë.

Sipas Waltz Shtëpia e Bardhë ishte “shumë e frustruar” me Zelensky-in pasi kishte ofenduar presidentin e SHBA-së Donald Trump në fillim të kësaj jave dhe kjo gjë ishte e papranueshme.

Ukraina ka depozita të mëdha elementesh dhe mineralesh kritike, duke përfshirë litiumin dhe titanin si dhe depozita të konsiderueshme të qymyrit, gazit, naftës dhe uraniumit, një furnizim me vlerë miliarda dollarë.

Më herët të enjten, Waltz sugjeroi që aksesi i SHBA-së në mineralet e rralla në Ukrainë mund të shkëmbehej në këmbim të ndihmës ose edhe si kompensim për mbështetjen që SHBA ka dhënë tashmë.

“Ne i paraqitëm ukrainasve një mundësi të jashtëzakonshme dhe historike,” tha këshilltari, duke shtuar se do të ishte “e qëndrueshme” dhe “garancia më e mirë” e sigurisë që Ukraina mund të shpresonte.

Por Zelensky e kishte refuzuar ofertën, duke thënë: “Unë nuk mund ta shes shtetin tonë”./E.T

Të fundit

Kujtesë për artisten e madhe Vaçe Zela…..!?

“Mbretëresha e këngës” dhe “Nderi i kombit”  Kadri Tarelli Këto ditë shkurti, të gjitha mediat vizive dhe të shkruara, në...

Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat në panik: Ajo po vdes

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat...

“Zero Day”, jeta e dytë e De Niros si aktor i serialeve televizive

Ai luan në thrillerin politik, në Netflix nga 20 shkurti Në prag të ditëlindjes së tij të 82-të, Robert De Niro po përballet me një...

Analiza/ Pse Inteligjenca Artificiale kineze ka mahnitur botën?

Modelet e DeepSeek janë shumë më të lira dhe pothuajse po aq të mira sa rivalët amerikanë, shkruan The Economist “Modeli i arsyetimit”, një formë...

SIGAL, 26 vite histori suksesi! Lideri i padiskutueshëm i sigurimeve

Prej vitit 1999, SIGAL ka qenë sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe inovacionit në tregun e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot, kompania...

Lajme të tjera

Web TV