Hamasi i dorëzoi tre pengje izraelitë, Eliya Cohen, Omer Shem Tov dhe Omer Wenkert, përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në Nuseirat në Gaza qendrore, sipas pamjeve të drejtpërdrejta. Të tre u rrëmbyen nga festa Nova gjatë bastisjes së Hamasit në territorin jugor të Izraelit më 7 tetor 2023.
Në pamjet e publikuara, Shem Tov mund të shihet duke buzëqeshur dhe duke puthur burrat e Hamasit pas lirimit të tij…
Të tre burrat janë tani në duart e ushtrisë izraelite për të dalë në mënyrë të sigurt nga Rripi i Gazës dhe për t’u kthyer në Izrael, ndërsa pengu i gjashtë për sot, Hislam al-Sayed, pritet të lirohet çdo moment.
Israeli settler PoW Omer Shem Tov kisses the heads of two Palestinian resistance fighters and blows kisses to the crowd pic.twitter.com/3CQVhVa7nW
— Jennine K. (@jennineak) February 22, 2025
Më herët të shtunën në mëngjes, dy pengje të tjerë u liruan, njëri prej të cilëve ishte rrëmbyer 11 vjet më parë.
Në të njëjtën kohë, Zyra e Informacionit për të Burgosurit e Hamasit dhe Klubi i të Burgosurve Palestinez publikojnë një listë me 602 të burgosur palestinezë që do të lirohen sot, duke përfshirë 50 që vuajnë dënimin e përjetshëm. Nga ata që u liruan, 445 ishin arrestuar në Rripin e Gazës pas 7 tetorit./e.t