Zgjedhjet e 11 majit/ Ku do aplikohet votimi elektronik? Tre skenarët e propozuar nga KQZ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka propozuar tre variante për procesin e votimit dhe numërimit elektronik, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Këto tre drafte të propozuara nga Celibashi pritet t’u vendosën në tryezë partive politike për të nisur negociatat për votimin elektronik.

Por ku konstatojnë këto variante dhe çfarë parashtrojnë ato?

ABC News ka siguruar tre skenarët e KQZ-së: 

Në skenarin e parë, KQZ propozon votimin dhe numërimin elektronik në 5 njësi të kryeqytetit dhe në Vorë.

Bëhet fjalë për njësitë 1,3,5,8 dhe 9 ndërsa i njëjti proces do të ndiqet edhe në zonën e Bërxullit, Prezës dhe Vorës.

Skenari i dytë parashikon zhvillimin e këtij procesi në njësitë 2, 3, 5, 9 dhe 10 në Tiranë ndërsa zona e Vorës mbetet e njëjtë.

Skenari i tretë nuk përmban vetëm Tiranën por edhe qytetin e Durrësit.

Në shkresë kërkohet që votimi elektronik të zhvillohet vetëm në njësitë 5 dhe 10 në Tiranë ndërsa në Durrës të përfshihet nga rajoni 1 deri në rajonin 5. Zona e Vorës edhe në variantin e 3-të mbetet i njëjtë.

Propozimet e pjesshme të KQZ-së vijnë për shkak se Partia Demokratike ka refuzuar që procesi i votimit dhe numërimit elektronik të shtrihet në nivel qarku./E.T

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV