Arrestimi i Veliajt, Bamir Topi: Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se beson në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e procesit gjyqësor.

“Kur janë çështje të drejtësisë, e kam të vështirë të interferoj sepse nuk kam fakte. Jam i vetëdijshëm për ndarjen e pushteteve që duhet të funksionojë. Ka një vendim të SPAK, por ka edhe një gjykatë. Çështja është në proces dhe ka një mbrojtje ligjore që duhet të mbrojë të akuzuarin”, deklaroi Topi.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për ndikimin e kësaj çështjeje në jetën private dhe familjare të Veliajt. “Kur çështja prek gjithë situatën familjare, nuk më vjen mirë fare. Politika është politikë, por nuk mund të ndajmë veten nga marrëdhëniet njerëzore”, tha ai.

Në fund, ish-presidenti theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe transparent, duke uruar që gjithçka të përfundojë në përputhje me ligjin. “Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen Veliaj, që të vendoset drejtësia dhe të ketë drejtësi”, përfundoi ai./    S,M

Të fundit

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Ilir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit, duhet të ndërhyjë Kushtetuesja!

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla...

Lajme të tjera

Web TV