Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan vjen sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Duke njoftuar vizitën e presidentit të Emirateve Arabe, kryeministri theksoi dje se vizita e tij në Shqipëri shënon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.
“Vizita e presidentit të Emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit”, tha Rama dje
Vizita e tij është në kuadër të realizimit të programit të monitorimit të rrugëve dhe shkollave me teknologjinë më të lartë si dhe krijimi i ndërmarrjes së përbashkët të letrave me vlerë
Kryeministri Rama tha se Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit, si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike që do të jetë themelore në transformimin e Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë elektrike dhe shtet i pavarur nga ana energjetike në të gjithë rajonin.
Po ashtu me mbështetjen e tij KESH-i ynë dhe kompania e ekselencës “Masdar Group, kanë hyrë në rrugën e bashkimit, në një plan tejet ambicioz, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së gjelbërt
Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për fondin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës dhe lagja e re në Spitallë është ndërtuar e gjitha prej tij. / S.M