3 vite nga agresioni rus ndaj Ukrainës/ Rama: Të mos bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë përmes lidhjes video Samitit në Kiev, ku liderët e BE u mblodhën për të përkujtuar 3-vjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në fjalën e tij, Rama solli në vëmendjes kthesën në qasjen e SHBA ndaj Ukrainës me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Skynews.

Rama tha se udhëheqësit e BE dukej se po vazhdonin sikur asgjë të mos kishte ndodhur – kur në fakt nën Shtëpinë e Bardhë të re gjithçka ishte ndryshe me një realitet të ri për Ukrainën.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si… Evropa si kontinent mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Rama.

“Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim”, shtoi ai.

Rama përsëriti se Shqipëria qëndronte plotësisht pas Ukrainës dhe aleatëve të saj.

Por ai tha se kishte disa dyshime për faktin se samiti po trajtonte vetëm gjysmën e problemit – anën ushtarake – dhe jo realitetin e ri politik dhe diplomatik./   S,M

Të fundit

Kombinat, Rama inspekton punimet për rindërtimin e lagjes së re

Vijon procesi i Rindërtimit në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Përveç rindërtimit të...

E rëndë në Shkodër! Ndërron jetë në spital 3-vjeçari, në gjendje të rëndë e motra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës në fshatin Mjedë në familjen Hasmegaj. Një fëmijë tre vjeç ka ndërruar jetë tri ditë...

“E ka humbur sensin e masës…”! Stresi flet për Eglin: Duhet ta mbledhë veten!

I ftuar në “Big Brother VIP Fan Club” sot ka qenë Stresi. Ai ka folur në lidhje me lojën e banorëve duke analizuar edhe...

“Një lider i madh evropian!”/ Media greke Tovima, intervistë me kryeministrin Rama

Media e shkruar greke, Tovima i ka kushtuar një artikull kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke e cilësuar si një lider të madh europian. Tovima ka kryer...

Pas 4 orësh marrje në pyetje, Klotilda Bushka del nga SPAK: Nuk kam asnjë koment!

Pas katër orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e SPAK, deputetja socialiste, Klotilda Bushka është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kryetarja e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV