Basha i përgjigjet Berishës: ‘Doktor Pazari’ tregoju shqiptarëve se si i vure pasuritë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave që bëri sot (24 shkurt) kreu i PD-së, Sali Berisha, që e etiketoi si “Lul brava që ka shitur identitetin te Taulant Balla”.

Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan ndër të tjera se “doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in dhe a shkuan ata me dijeninë e tij”.

Ai gjithashtu thotë se ‘doktor pazari’ t’u shpjegojë demokratëve ‘si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet’.

Basha më tej që t’u tregojë shqiptarëve gjithashtu se “për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?”.
Sipas tij, vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in.

A shkuan ata me dijeninë e tij?! Janë të gjitha në dosjen McGonigal.

Doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.

Doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?

Vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët“./   S,M

Të fundit

Pesë muaj pa Gerti Bogdanin, Edlira Çepani zbulon vendimin e rëndësishëm

Pesë muaj pas ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani, partnerja e tij, aktivistja Edlira Çepani, ka...

Marrëveshja me Melonin për refugjatët, Rama: Nuk kemi asnjë fitim

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat greke ka folur edhe për marrëveshjen me homologen italiane, Giorgia Meloni, lidhur me ngritjen e qendrave...

Muaji i Ramazanit nis edhe pak ditë, dobitë shëndetësore që sjell agjërimi në organizëm

Agjërimi gjatë Muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor te njeriu dhe këto përfitime mund të jenë...

Berisha fiton sepse erdhi Trump?/ Alibeaj: Psikozë ballkanike dhe primitive…

Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të “Djathtas 1912”, ka folur për përgatitjet e kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar...

Berisha do “shesë” sërish detin?/Pas mitingun me Belerin: Do bëjmë marrëveshje me Greqinë

Një ditë pas deklaratës së tij se "streha e fundit e horrave është nacionalizmi", Sali Berisha ka treguar se nuk e ka më këtë...

Lajme të tjera

Web TV