Konservatorët e Friedrich Merz-it fituan zgjedhjet në Gjermani, shumë përpara partive rivale, por më pak se 30% e votave që prisnin. Fituesi tjetër ishte Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë, të cilët po festojnë një rezultat rekord të vendit të dytë prej 20.8%.
Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, analisti Mentor Nazarko, i cili u shpreh se ky rezultat është me rëndësi jo vetëm për Gjermaninë, por dhe për Europën dhe botën.
Sipas analistit, Merz është një alternativ euroatlantike, një aleternativ që e ruan subjektivitetin gjerman dhe një prirje djathtiste që ka një agjendë të mirëcaktuar.
“Ishte një rezultat i pritshëm që konfirmoi në një farë mënyre dhe atë prirjen që u duk dhe në Parlametin Europian. Votuesi gjerman bëri zgjedhje që ngjajnë të ekuilibruara dhe që nuk i ngjajnë të djathtës ekstreme, e ndëshkoi të majtën e Scholz për shkak të krizës ekonomike, në të cilën ka hyrë Gjermania.
Pra, krizën ekonomike, të individit gjerman, familjes, problemet me emigracionin, janë në rritje dhe natyrisht në këtë përplasje midis ekstreme, një qasje e butë të emigracionit, një qasje të dështuar për të ballafaquar krizën ekonomike të krijuar në Gjermani të krijuar mbas konfliktit në Ukrainë, fitoi një alternativ si ajo e Merz që është një alternativ euroatlantike, një aleternativ që e ruan subjektivitetin gjerman dhe një prirje djathtiste që ka një agjendë të mirëcaktuar. Kjo është një shenjë e mirë, për Gjermaninë së pari, për Europën së dyti, por dhe për botën”, tha ai./Kb