Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në Syri Tv ka folur per zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se një nga sekretet për të fituar është pushtimi i mendjeve dhe zemrave të qytetarëve.
Më pas Berisha tha se kryemisntri Rama e mori një paralajmërim, duke iu referuar ardhjes së Chris LaCivita për të udhëhequr fushatën e PD.
Për 11 majin, Berisha tha se dita e zgjedhjeve do të jetë dita e funeralit politik të Edi Ramës.
“Fitorja ka një sekret, pushtimi i mendjeve dhe të zemrave të qytetarëve. E shoh që kjo po ndodh. Nëse përpara kishte një arbitër që i firmoste çdo gjë Edi Ramës tani e mori një paralajmërim nga kryestrategu i rikthimit më të fuqishëm të historisë. Nëse reziston deri më 11 maj, është dita e funeralit të tij politik”, tha Berisha./E.T