Marrëveshja me Melonin për refugjatët, Rama: Nuk kemi asnjë fitim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat greke ka folur edhe për marrëveshjen me homologen italiane, Giorgia Meloni, lidhur me ngritjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri.

E pyetur nëse Shqipëria ka përfitime financiare nga kjo marrëveshje, Rama shprehet se ne nuk kemi kërkuar para dhe nuk ka asnjë fitim në këtë marrëveshje për ne. “Ne po e bëjmë këtë nga një ndjenjë detyrimi ndaj Italisë, e cila na ka mbështetur shumë që nga dita e parë që vendi ynë u hap me botën”, shprehet Rama.

Keni bërë një marrëveshje me kryeministren e Italisë, znj. Meloni, për çështjen e refugjatëve. Ka pasur disa kundërshtime nga drejtësia italiane. Kishte disa që e kritikuan, duke thënë se është njësoj si vendet më të pasura që paguajnë vendet më të varfra për të bërë atë që nuk duan të bëjnë në oborrin e tyre. Çfarë keni për të thënë për këtë?

Nuk është kështu, sepse nuk ka asnjë pagesë. Ne nuk kemi kërkuar para dhe nuk ka asnjë fitim në këtë marrëveshje për ne. Ne po e bëjmë këtë nga një ndjenjë detyrimi ndaj Italisë, e cila na ka mbështetur shumë që nga dita e parë që vendi ynë u hap me botën. Italia ishte aty për ne kur gjërat ishin të vështira dhe nuk kërkoi asgjë në këmbim. Në fakt, Italia futi dorn në xhepin e saj për të na ndihmuar dhe mbështetur. Kështu ata pyetën nëse ishte e mundur dhe ne thamë “po”./    S,M

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV